Bota
Joe Biden reagon pas daljes së vaksinës anti-Covid me efikasitet 94,5%: Jemi akoma muaj larg rezultatit përfundimtar
residenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar menjëherë pas lajmit se një vaksinë e re anti-Covid është prodhuar me efikasitet 94,5%. Ai është shprehur se ky është një lajm shumë i mirë por popullësia nuk duhet që të gëzohet ende, pasi rezultatet janë njësoj si më vaksinën e parë. Duhet një kohë e gjatë që të vihen në përdorim të njerëzve dhe deri në atë kohë të gjitha masat parandaluese do të qëndrojnë, siç janë distancimi social dhe mbajtja e maskës.
“Lajmi i sotëm për një vaksinë të dytë është arsyeja tjetër për tu ndjerë me shpresë. Ajo që ishte e vërtetë me vaksinën e parë mbetet e vërtetë edhe me të dytën: jemi akoma muaj larg. Deri në atë kohë, amerikanët duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe maskën për të vënë nën kontroll virusin,” ka shkruar Biden.
Kompania amerikanë Moderna publikoi dje vaksinën e dytë anti-Covid të prodhuar në SHBA. Vaksina thuhet se është me efikasitët 94,5 % dhe mund të ruhet deri në minus 20 gradë.