Connect with us

Bota

Ka lidhje me Ukrainën?! Rusët njoftim urgjent për rrëzimin e avionit në Uashington, lajm i keq për Zelenskin

Tragjedia mbi Uashington, në të cilin u përplasën një aeroplan pasagjerësh i American Airlines dhe një helikopter ushtarak Blackhawk, mund të ketë pasoja të gjera politike, vlerëson analisti politik rus dhe ish-këshilltari i Vladimir Putinit, Sergej Markov.
Ai beson se incidenti tragjik do të largojë vëmendjen e publikut dhe politikanëve amerikanë nga financimi i Ukrainës tek problemet brenda ushtrisë amerikane.
– Fatkeqësia në Uashington është një lajm i keq për Zelensky dhe mbështetësit e tij në Ukrainë. Ky aksident tregon se SHBA duhet të shpenzojë para për të rregulluar ushtrinë e vet, jo për aventura ushtarake në vendet e largëta. Aventura më e madhe e tillë është lufta në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse kjo fatkeqësi do të çojë në një ulje të financimit të ushtrisë ukrainase – këto para tani shkojnë për ushtrinë amerikane – thotë Markov në kanalin e tij Telegram.

Advertisement