Connect with us

Kosova

Kadri Veseli në paraqitjen e parë në gjyqin Special (VIDEO)

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka dalë sot përpara Gjykatës Speciale të Hagës. Seanca e tij është  publike, ashtu sikurse ishte një ditë më parë gjyqi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish- kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën e DHSK-së.

Dalja e tij mund të përcillet përmes transmetimit në internet me një vonesë të shkurtër. Ndërsa ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të mërkurën (11 nëntor) në orën 11:00.
Dje ish- presidenti Hashim Thaçi shkurt dhe prerë ka mohuar para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale të Hagës të 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte! Ndryshe nga Thaçi, ish- kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i është drejtuar gjykatësit të Gjykatës Speciale në Hagë duke thënë se “Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe”.

Akuzat për krime lufte/ Veseli në Hagë: Deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm

Ish- kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se është i pafajshëm për të 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“I dëgjova akuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli.

Kush është avokati Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin në Gjykatën Speciale

Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, do të jetë përfaqësuesi ligjor në Gjykatën Speciale, i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ben Emmerson i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, e njeh shumë mirë Kosovën, UÇK-në dhe luftën e saj për liri.

Emmerson e ka mbrojtur edhe ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në fund u lirua nga çdo akuzë për krime gjatë luftës.

Në karrierën e tij profesionale, Emmerson ka punuar në shumë raste dhe për shumë qeveri.

Emmerson ka qenë avokat kryesor në më shumë se 25 çështje që kanë kaluar në Gjykatën e Strasburgut dhe prej të cilave nuk e ka humbur asnjë.

Biografia e tij flet edhe për fitoren në rastin e Ramush Haradinajt në prill të vitit 2008-s, ku pas një gjykimi disavjeçar Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Ish Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për figurën e Ben Emmerson, e ka cilësuar si një ndër avokatët më të mirë që ka Britania.

“Një nga avokatët më të dalluar të Britanisë në fushën e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, ka thënë May.

Në qershor 2011, Emmerson u zgjodh si Raportues Special i Kombeve të Bashkuara në Task Forcën Kundër Terrorizmit dhe të Drejtat e Njeriut. Ai e mbajti këtë mandat deri në korrik 2017. Në këtë cilësi ai raportoi çdo vit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe entitetet përkatëse të krijuara nga Këshilli i Sigurimit.

Aktualisht, Ben Emmerson është edhe avokat i Mbretëreshës në Angli.

Për punën e suksesshme ndërkombëtare, për të është realizuar edhe një film i quajtur “Official Secrets”, bazuar në ngjarje të vërtetë, i cili ka fituar çmime ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=0RWPy2HM3es&feature=emb_logo

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *