Connect with us

Politike

‘Kafshojnë deri në kufoma’, Rama-Berishës: Aleancë rublash

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të opozitës shqiptare, ndërsa ka ironizuar marrëveshjen e lidhur mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të shkuar në koalicion së bashku.

Në një takim në Ersekë Rama tha se opozita është aleancë rublash.

Sipas tij qëllimi i opozitës është ndryshimi i sistemit me dhunë.

“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara që PD financohej nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se nuk ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të komenteve, të TV, së bashku me ata që i morën këto para, thanë se kjo është sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Por na doli nga raporti i CIA-s që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Sot nuk flasim më për PD, se nuk e dimë se ça është më. Por ajo aleanca, për të cilën deri dje më thoshin; Ç’ke me ata, njëri është plak në pension, tjetri në presidencë, pse i thua Lulit; Lulëzim ndahu nga ata të dy. S’paska qenë e thjeshtë. Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë. Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK.”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se e vërteta është ndryshe dhe se nuk kanë kushtuar as sa gjysma e udhëtimeve të kreut të PD Sali Berisha gjatë kohës kur ishte kryeministër.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Gënjejnë shpifin edhe me ndihmë  e disa ekraneve që i bashkon interesi i parasë. Mbushin shtëpinë e njerëzve me gjithë farë lloj fabrikimesh dhe shpifjesh. Janë vënë aty për të propaganduar që duhet ikur nga Shqipëria pasi është llum, korrupsion. Por ne kemi shumë për të bërë sepse e kemi rritur ekonominë edhe pagat. Patjetër që jo çdo gjë e kemi bërë më së miri, patjetër kemi bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë para disa vitesh dhe të thuash që gjërat kanë shkuar keq, duhet të jesh i verbuar nga urrejtja. Flasim për korrupsion, patjetër që ka korrupsion ën Shqipëri, por para disa vitesh ju të gjithë duhet të shkonit në radhë për të marrë certifikatë, sot Shqipëria jo duke e thënë unë, por me atë që thotë Raporti i zhvillimit të shërbimeve publike digjitale është në vendit e tetë. Sot bota ka shkuar në Hënë ju merreni akoma me ujin, me se të merremi t’i lëmë njerëzit pa ujë, por si t’ja bëjmë ne që të tjerët nuk e bënë. Që nga ’91 ua premtuan ujë 24 orë dhe gjithmonë e më pak ujë u erdhi ju, është përgjegjësia jonë kjo? Jo. Ne thamë që do t’ju sjellim ujë 24 orë dhe ua sollëm në të gjithë zonën në Ersekë. Flasin për 22 mln euro udhëtime me taksi fluturuese. E vërteta është ndryshe është që faturat e udhëtimeve të mia janë më pak se gjysma e udhëtimeve të atij që nuk dua t’ja përmend emrin se është gjithë ky ujë i pastër dhe kam frikë mos mban erë pastaj, kur ishte kryeministër. Shikoni me çfarë pafytyrësie tallen me ata që i ndjekin nga pas dhe verbërisht gënjehen nga gënjeshtra pas gënjeshtrash dhe harrojnë se ky vend është këtu ku është për arsye se sot, ka fatin që më në fund të ketë miqtë e duhur dhe si mundet ky vend të vërë në diskutim në zgjedhje që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se më këtë personazh nuk duan të kenë të bëjnë sepse është i korruptuar . Çfarë duhet të ndodhë më shumë për t’u distancuar përfundimisht jo vetëm nga një person por edhe nga një grup personash që kanë bisht, njerëz me bisht që janë gati të kafshojnë deri në kufoma. Për çfarë shqyhet një kufomë duke thënë i vrau shteti, për t’i nxitur njerëzit kundër shtetit dhe për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave. Tani që mos ta zgjas se mua pra më keni këtu edhe në tv mund t’ju dal. Dua t’u them bëni kujdes të zgjidhni njerëzit e punës se pse është puna që e mban Shqipërinë dhe jo kriminelët. Rruga jonë është e  qartë të bashkuar dhe jo thjesht mes gjithë atyre që na besojnë, por edhe më të tjerë”, tha Rama.

Advertisement