Pinknews
‘Kam 6 vite që…”, Mozzik flet hapur për varësinë nga droga
Reperi Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat narkotike. Mbrëmjen e kaluar, përmes dy “instastory” ai tregoi se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga droga.
Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë, e një prej tyre ishte profesioni që ka.
Por Mozzik falenderon Zotin që ia doli të hiqte dorë nga kjo varësi.
“Kam 6 vite që kam hequr dorë nga droga. Kjo është gjëja më e bukur që kam bërë për vete dhe ndihem krenar. Sigurisht, ishte rrugë e vështirë për mua, isha i ri. Mjedisi, profesioni, dhe çdo gjë që lidhej me të…por ia dola, faleminderit Zot.”