Bota
Kanada/ Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga sulmi me shpatë nga një person me veshje mesjetare
Të paktën dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në qytetin e Kebekut (Quebec) në Kanada pak pas mesnatës së të shtunës pas një sulmi me armë të ftohtë.
Autoritetet thanë se një person, tek të 20-at, i cili u arrestua nga policia, i veshur me veshje mesjetare dhe i armatosur me një shpatë nisi të sulmojë kalimtarët pranë zonës së vjetër të qytetit ku është vendosur edhe parlamenti.
Sulmi i parë u raportua rreth orës 22:30. Arrestimi i tij u bë rreth orës 01:00 të mesnatës (ora 07:00 Tiranë) ku fatkeqësisht ishin shënuar dhe viktima.
Ngjarja ka trazuar jo pak autoritetet, të cilat kanë shtuar ndjeshëm sigurinë në institucionet kryesore ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
Shkak për alarmimin është fakti se raste të ngjashme sulmesh me armë të ftohta kanë ndodhur më parë në Paris dhe Londër.