Aktualitet
Kapmi në Gjadër/ Përfaqësuesja e Amnesty International ngre alarmin: Kushtet janë minimale

Amnesty International ka publikuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Në raport sillet në vëmendje paktin Itali-Shqipëri, mbi ngritjen e kampeve të emigrantëve në Shqipëri e faktin e një regjimi burgosje arbitrare të azilantëve duke shkelur liritë e të drejtat e qënies njerëzore.
Në një intervistë për Syri Tv, Drejtuesja e Sektorit të Analizës kërkimore pranë Amnesty International, Ilaria Masinara thotë se kampet në Shqipëri janë ilegale dhe se është dokumentuar se ka një përdorim të deformuar të të drejtës së azilit e dëmtues i dinjitetit e të drejtave të emigrantëve. Masinara fton politikën shqiptare të bashkohet në betejën e shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e liritë njerëzore.
Ilaria Masinara: Beteja legale nuk ka marrë fund. Kampet në Shqipëri janë ilegal. Ftojmë politikën shqiptare të bashkohet në betejën e shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e liritë njerëzore. I kemi dhënë një fokus specifik Shqipërisë në kuadrin e Paktit me Italinë mbi transferimin e emigrantëve në kampin e burgosjes së përkohshme në Gjadër.
Si në 2024 e në 2025 kemi kryer disa misione monitorimi në Shqipëri e kemi dokumentuar se ka një përdorim të deformuar të të drejtës së azilit e dëmtues i dinjitetit e të drejtave të emigrantëve. Fakt është se është kryer një shpenzim mjaft i lartë financiar me një situatë ku kërkesat e azilit nuk mund të verifikohen korrektësisht duke vënë në rrezik dinjitetin e kushtet e jetës së emigrantëve, për të vetmin faj që kanë kryer- të kërkojnë kushte jetese më të mira në emigrim.
Syri Tv: Sa mund të ndikoj ky pakt e këto kampe në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
Ilaria Masinara: Funksionimi i këtyre kampeve ka kapërcyer sistemin europian, të drejtën ndërkombëtare për azil me tendencën gjithnjë e më të dëshpëruar për të lëvizur në mënyrë autonome në gjetje zgjidhje që nuk kanë të bëjnë me problemet reale, as me njerëzit e as me këtë krizë emigrimi kaq të përhapur.
Syri Tv: Çfare prisni nga vendimi i Gjykatës Europiane të Luksemburgut mbi paktin Itali/Shqipëri?
Ilaria Masinara: Ka shpresë. Të apelosh tek drejtësia do të thotë të apelosh ndaj një ekzaminimi të përpiktë e të kuptueshëm mbi atë c’ka janë risqet ndaj personave e të drejtat e tyre në nivel kombëtar e ndërkombëtare. Po ndjekim e jemi në pritje të këtij vendimi.
Syri Tv: Si e shpjegoni këtë heshtje të qeverisë shqiptare e të politikës shqiptare mbi këtë e ç’ka apo ndodh në territorin e tyre e krejt ndryshe sa po reagon Italia?
Ilaria Masinara: Në Shqipëri kemi parë një përgjigje nga shoqëria civile dhe pothuajse e vetme. Do donim që politika të bënte më shumë pavarësisht forcave partiake përkatëse kur flitet për lirinë e të drejtave e aksesin në to pa kufizime e diskriminim.
Syri Tv:Amnesty Internaional ka vizituar së fundmi kampet në Shipëri. Cfarë keni gjetur aty?
Ilaria Masinara: Situata e emigrantëve në Gjadër nuk është mjaftësisht e mbrojtur. Nuk kanë perspektivë, nuk kanë askes legal, kushte minimale të respektit të dejtave njerëzore të tyre. Do të vijojmë të monitorojmë këto qendra në bashkëpunim dhe me grupin e europarlamentave italianë që po na mbështesin.

