Connect with us

Kosova

Katër viktima dhe 733 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 777 pacientë kanë vdekur.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

Masat e prezantuara nga kryeministri ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Kryeministri Hoti tha se masat që do të hyjnë në fuqi të premten pas votimit në ekzekutiv, duke shtuar se këto masa janë të bazuara në Ligjin anti-COVID.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *