Politike
Këlliçi: Ekspertët e fushatës së Trump do vijnë për të asistuar fushatën e PD për 11 majin
Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, është shprehur se ekspertë të niveleve më të larta të Partisë Republikane në SHBA dhe të fushatës së Presidentit Trump, do të vijnë në Shqipëri për të asistuar strategjinë e Partisë Demokratike në zgjedhje.
“Po, unë kam qenë mbrëmjen e inaugurimit të Trump. Kam qenë i ftuar bashkë me zotin Mediu në 2 nga 3 ceremonitë zyrtare të organizuara nga stafi i Trump dhe komiteti i inaugurimit. Ka qenë një ceremoni atipike, për shkak se pas 40 vitesh është përsëritur skenari i betimit të Presidentit Regan, ku ai është betuar brenda ambienteve të Kapitolit. Shkaku ka qenë moti i acartë me temperatura tepër të ulëta. Kanë qenë minus 12 gradë temperaturat në Uashington gjatë inaugurimit të Trump.
Kemi patur mundësinë që të komunikojmë me shumë miq, me shumë bashkëpunëtorë, me shumë partnerë tanë të partisë Republikane dhe jo vetëm. Por edhe të stafit të ngushtë dhe ekipit elektoral të Presidentit Trump. Më rezervoni të drejtën t’ju them se nuk mundet t’ju bëj me dije detaje sot.
PR në nivelet më të larta të saj dhe në nivelet më të larta të fushatës së vetë zotit Trump. Do të duhet të prisni edhe pak ditë për të mësuar realisht ekipin që do të vijnë për të bashkëpunuar me PD, për të udhëhequr nga ana e strategjisë fushatën elektorale të PD.
Për të gjithë ata që janë qenë të shqetësuar për non gratën dhe izolimin ndërkombëtar të PD nga Amerika, kjo do të jetë përgjigja më e mirë se në çfarë momentumi ndodhet opozita shqiptare, ndodhet PD dhe në çfarë stadi janë marrëdhëniet e bashkëpunimit të PD dhe PR në SHBA. Në datë 3 shkurt Berisha është i ftuar nga kandidati për kancelar i CDU në Gjermani”, tha Këlliçi në A2 CNN.