Connect with us

Politike

Këlliçi: Shqipëria po digjet, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë të zjarreve në vend.

Me një shënim të tij në Facebook, Këlliçi shprehet se, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por është tradhti ndaj njerëzve, të cilëve po u shkrumbohet mundi i një jete.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Shqipëria po digjet!

Zjarret po e hanë vendin si ujq të uritur. Familjet po humbasin gjithçka. Shtëpitë, bagëtia, pyjet po shkrumbohen.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve, të atyre, që po dëshmojnë hirin e djegies mbi një jetë punë e stërmundim dhe të zjarrfikëseve, ushtarëve e forcave të emergjencës lënë në mëshirë të fatit mu në vijën e flakës.

Kjo nuk është thjesht verë e nxehtë, por një vend që digjet në trup e në ndërgjegje prej dështimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e vet.

Me nisjen e Parlamentit, përpjekja ime e parë si deputet do të jetë adresimi i kësaj katastrofe për të njohur përgjegjësitë e parandaluar të tjera.

Mbrojtja e jetës nuk mund të jetë opsion, por detyrim madhor.

Advertisement