Connect with us

Bota

Kërcënim për sanksione, zëdhënësi i Erdogan për BE-në: Shmangeni këtë gjuhë

TURQI-Zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan, Ibrahim Kalın ka folur në lidhje me kërcënimin që Bashkimi Evropian i ka bërë Turqisë për të vendosur sanksione. Në një deklaratë për shtyp ai ka thënë se BE-ja duhet që të heqë dorë nga gjuha që ka përdorur me Turqinë. Më tej ai ka thënë se gjuha që BE-ja po përdorë me Turqinë është e pavlerë dhe se kërcënimet e tyre nuk do të funskionojnë kurrë.  Ndër të tjera ai ka thënë se kërkesat e Greqisë si vend i BE-së nuk duhet që të përcaktojnë parametrat e marrëdhënies sonë së Turqisë me BE-në.

“Udhëheqësit e BE-së duhet t’i shmangen asaj gjuhe sanksionesh dhe kërcënimesh kundër Turqisë, sepse sanksionet nuk do të funksionojnë kurrë. Ne besojmë se agjenda jonë më e madhe gjeopolitike, gjeostrategjike nuk duhet të rrëmbehet nga një agjendë shumë e ngushtë dhe kërkesat maksimaliste të vendeve anëtare individuale. Po, ne kemi dallime me disa vende për çështje të caktuara, por ato nuk duhet të mbizotërojnë, nuk duhet të përcaktojnë vetë parametrat e marrëdhënies sonë me BE-në,” ka thënë ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *