Connect with us

Lifestyle

Këto efekte ka kombinimi i qumështit me mjaltin

Mjalti dhe qumështi kanë veti mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut. Prej vitesh, mjalti është përdorur si ilac natyral për shumë sëmundje për shkak të efekteve që ka në përbërje.

Gjithashtu qumështi është zgjedhur si pije tradicionale që ndikon në shëndet prej vitaminave, mineralve dhe proteinave që përmban.

Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime te të gjithë njerëzit, të cilat janë:

1. Kujdes për lëkurën. Qumështi dhe mjalti kanë veti pastruese dhe antimikrobike. Kjo bëhet më e mirë kur përbërësit përzihen që jep një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. Për ta bërë këtë mjafton të përzieni 3 lugë qumësht me një lugë të vogël mjalti dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Ndihmon në tretje. Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto janë ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Prebiotikët kanë efekt stimulus në bifidobakterium që janë lloj biotiku që gjenden në qumësht. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

3. Ndikon në qëndrushmëri. Konsumimi i qumështit me mjaltë cdo mëngjes rrit rezistencën në trupin tuaj. Kjo ndodh se quymështi ka protein dhe mjalti ka karbohidrate, të cilat janë të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

4. Ndikon në shëndetin e kockave. Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërkohë që qumështi është i pasur me calcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

5. Lufton pagjumësinë. Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të flini është mënyra mënyra më e mirë për të luftuar sulmet e pagjumësisë.

6. Ngadalëson plakjen. Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

7. Veti antibakteriale. Konsumi i tyre ka efekte të rëndësishme në disa baktere. Kur ju pini qumështin me mjaltin, ju reduktoni kapsllëkun, gazrat dhe probleme tjera të zorrëve.

Lifestyle

Çfarë të bëni në kushte shtëpie kur ju bllokohen dhe dhembin veshët

Nëse i ndjeni veshët të bllokuar dhe keni dhimbje, shkaqet mund të jenë disa:

Dylli i tepërt

Akumulimi i ujit në kanalin e veshëve

Ndryshimet në presionin e ajrit

Alergjitë

I ftohti

Infeksionet e sinusit

Para se t’i drejtoheni mjekut specialist, mund të ndiqni këto këshilla të cilat janë të konsutuara me ekspertët.

Përtypni çamçakëz

Nëse bllokimi i veshëve është shkaktuar nga presioni i ajrit, përtypja e një çamçakëzi do të ndihmonte në këtë rast.

Karamele të fortë

Në alternativë të çamçakëzit, merrni një karamele të fortë dhe thitheni atë. Për shumë njerëz me veshë të bllokuar, ky veprim funksionon njësoj si çamçakëzi.

Hapni gojën sikur ju vjen gjumë

Një tjetër mënyrë për të zhbllokuar veshët e bllokuar nga persioni i ajrit, është të hapni gojën sikur ju vjen gjumë. Ndonjëherë të hapni gojën sikur ju vjen gjumë, është një mënyrë për të ndodhur vërtet.

Bëni vlasalva-n

Vaslava performohet duke u përpjekur të nxirrni frymëmarrjen jashtë me rrugët e bllokuara të ajrit, zkonisht duke mbajtur hundën me gishta dhe duke nxjerrë frymën jashtë si tullumbac.

Shpëlarje me ujë të vakët

Kjo procedurë bëhet kur veshët bllokohen për shkak të dyllit ose një objekti të huaj. Për të zhbllokuar kanalin e veshit, aplikoni një shiringë me ujë të vakët në vesh. Mos përorni shumë presion dhe gjithashtu bëjeni pak kokën prapa për të mos dëmtuar daullen e veshit.

Vaj ulliri

Disa pika vaj ulliri të ngrohur në mikrovalë, ndihmojnë shumë për zbutjen e dyllit. Më pas përdorni një kunjë pambuku për ta nxjerrë atë jashtë.

Uthull molle dhe alkool

Përzieni një sasi të barabartë uthull molle me alkool për të pastruar veshët nga dylli i tepërt.

Thithni avull

Ndonjëherë veshët mund të bllokohen edhe për shkak të hundëve të zëna. Në këtë rast, avulli do të funksiononte.

Continue Reading

Lifestyle

Pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend të çajit.

Edhe pse kjo mund të tregojë disa preferenca, zgjedhja e kafesë si fillimi zyrtar i ditës mund të mos jetë aq e rastësishme sa mendoni.

Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të ndajmë arsyet pse kafeja mund të jetë një alternativë më e mirë në mëngjes së bashku me përfitimet e saj.

Kafeja do t’ju ndihmojë të ushtroheni më mirë.

Nëse ju pëlqen të zgjoheni dhe të bëni stërvitjen tuaj të përditshme për marrje energjie në mëngjes, kafeja mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Duke marrë parasysh faktin se kafeja përmban një sasi më të madhe kafeine sesa çaji, kafeja mund të përmirësojë performancën tuaj fizike dhe të zvogëlojë lodhjen nga stërvitja.

Kafeja do t’ju ndihmojë me përqendrimin.

Keni nevojë të përqendroheni ndërsa studioni për një provim, apo jeni duke marrë pjesë në një aktivitet që kërkon fokus të vërtetë? Në këtë rast, kafeja mund të jetë zgjedhja juaj! Për shkak se pija ka një sasi më të madhe kafeine, do t’ju ndihmojë të bëheni vigjilentë dhe të kryeni aktivitete gjatë orëve të natës, për shembull. Kafeja do t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni në detyrë dhe t’ju mbajë zgjuar.

Kafeja do t’ju japë një nxitje të menjëhershme.

Çaji është një pije që përmban kafeinë dhe L-theanine. Theanina do t’ju ndihmojë të relaksoheni, pasi kafeina ndërvepron me receptorët e adenozinës në trurin tonë dhe zvogëlon ndjenjën e lodhjes.

Duke marrë parasysh që përqendrimet më të larta të kafeinës në gjak mund të shfaqen vetëm 15 minuta pas pirjes së saj, bëhet e qartë pse kafeja është e vetmja pije që jep energji të menjëhershme.

Kafeja mund t’ju ndihmojë me humbjen e peshës.

Ka studime që sugjerojnë se konsumimi i kafesë lidhet me nivele më të ulëta të yndyrës, veçanërisht te meshkujt. Studimet e kryera në kafshë gjithashtu treguan të njëjtin rezultat. Një studim tjetër interesant tregon se acidi klorogjenik është një substancë e fuqishme për uljen e peshës trupore, duke konfirmuar kështu se kafeja është një zgjedhje interesante për ata prej nesh që mund të kërkojnë një figurë më të hollë.

Kafeja mund të ulë mundësinë e zhvillimit të diabetit.

Një studim tregoi se kafeina do të ulë mundësinë e prekjes nga diabeti . Vetëm 3 filxhanë kafe në ditë do të çojnë në një ulje të rrezikut prej 42% të sëmundjes, gjë që është mjaft interesante. Në një studim tjetër, kafeja me kafeinë tregoi një ndikim në zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit të tipit I.

Continue Reading

Lifestyle

Në horizont algoritmi interesant për gjuhët e huaja

Përmes vëzhgimit të lëvizjeve të pavetëdijshme të syve, ky algoritëm është në gjendje të vlerësojë se sa mirë e njihni një gjuhë.

Në të ardhmen kjo teknologji mund të përdoret për të krijuar mësime tërësisht të personalizuara të gjuhëve të huaja.

Paksa i pakënaqur me aftësitë e sotme të testimit të gjuhëve të huaja, Yevgeni Berzak nga MIT-ja e filloi kërkimin e një metode më të mirë dhe më efikase.

Një nga metodat me të cilën filloi të merrej me ekipin e tij ishte e bazuar në lëvizjet e pavetëdijshme të syve. Me këtë rast lindi ideja për algoritmin.

Continue Reading

Lifestyle

Kriza e moshës së mesme, çfarë është dhe pse ndodh?

Kriza e moshës së mesme prek miliona njerëz mes moshës 40 dhe 50 vjeç. Gjëja e rëndësishme është ta njohësh dhe të merresh me të në kohë.

Kriza e hershme

Ndodh që të gjithë, 40-50 vjeç, të ndjejnë sjellje të çuditshme. Kemi përshtypjen se koha na shpëton duke na çuar në epilogun e jetës. Ne po kërkojmë për emocione ekstreme dhe ne ëndërrojmë për një të ri të dytë. Shpërthimet e ndjenjave, ngritjet e fytyrave dhe pazaret e shfrenuara janë simptomat klasike të krizës së mesme. Shenjat e para janë ndjenja e zemërimit dhe përjashtimit, të cilat shpesh dëmtojnë marrëdhëniet me ata që janë më të afërt me ne. Pikërisht në grupmoshën midis 40 dhe 50 vjeç, edhe marrëdhëniet “e testuara” mund të hyjnë në krizë. Pabesitë e partnerit si dhe padurimi përpara rutinës familjare janë shkaqet kryesore.

Simptomat e krizës së moshës së mesme

Pasoja më serioze e krizës së kësaj moshe është depresioni. Një krizë ekzistenciale që shkakton humbje, mosbesim dhe frikë, nuk është rastësisht që të ndodhë në këtë fazë të jetës. Një grup kërkimor, i cili përfshinte disa universitete anglo-saksone, ka zbuluar se në një mostër prej mijëra njerëzish midis moshës njëzet e shtatëdhjetë vjeçare, lumturia karakterizon të rinjtë dhe të moshuarit.

Në rastin e parë, ne jemi më të lumtur për shkak se ka shumë pritshmëri. Ndërsa në pjesën e dytë, ne jemi të lumtur, sepse është e mundur të shijojmë frytet e punës sonë. Studimi u përqendrua në grupmoshat mesatare, midis rinisë dhe vjetërsisë, të cilët janë më të prirur ndaj depresionit. Arsyet janë të ndryshme: nga puna e pakënaqshme deri në rënien e forcës fizike.

Si ta përballojmë krizën e moshës së mesme

Një thënie thotë se jo të gjitha sëmundjet vijnë për të dëmtuar, kjo vlen edhe për krizën e mesme të jetës. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Greenwichit në 900 njerëz, midis burrave dhe grave, kriza e moshës së mesme shpesh shoqërohet me një rritje të kuriozitetit ndaj të tjerëve dhe drejt botës. Një hapje ndaj stimujve dhe aktiviteteve të reja që nuk i kemi bërë kurrë.

Për t’u përballur me këtë periudhë të jetës, ne duhet të ndjekim me qetësi hapat e thjeshtë:

Njohja e krizës. Është hapi i parë për t’u kapërcyer duke ruajtur qetësinë. Ndjenjat e ankthit dhe frustrimit duhet të merren në konsideratë dhe të mos shmangen. Kjo do të na ndihmojë të mos minojmë veten dhe marrëdhëniet tona me të tjerët

Mos e izoloni veten. Mbyllja në vetvete është mënyra më e keqe për të njohur krizën mes jush. Duke folur me të tjerët, veçanërisht nëse ata janë kolegë, mund të na ndihmojnë të bëhemi të vetëdijshëm për situatën dhe të na inkurajojnë të reagojmë.

Ji kureshtar. Zbulimi i interesave të reja dhe rikuperimi i pasioneve të mbajtura gjatë na ndihmon të përballojmë krizën. Ju nuk keni nevojë të bëni një garë në lëvizje për të kapërcyer këtë periudhë, por rizbuloni kuriozitetin drejt botës që ju rrethon.

Puna për veten. Kriza e moshës së mesme na nxit të kuptojmë se cilat janë vërtet prioritetet tona. Le t’i lënë mënjanë gjërat e kota që na harxhojnë kohë dhe energji, dhe të mësojmë të njohim kufijtë tanë.

Merrni kohën e duhur. Fikni telefonin dhe refuzoni projekte që janë shumë ambiciozë, ju ndihmon të prishni ankthin dhe të dilni nga rrethi vicioz i stresit.

Eliminimi i keqardhjeve. Rinia dërrmuese, keqardhje për rininë e atyre viteve. Në fakt, me kalimin e kohës, ne përmirësojmë aftësitë e ndryshme siç janë ato verbale dhe ato matematikore. Për më tepër, falë një mënyre jetese të shëndetshme, është e mundur që të mbajmë një pamje të mirë fizike dhe njohëse, pavarësisht progresit të viteve.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë i ndodh fytyrës suaj nëse flini me grim çdo natë

Ashtu si të gjitha zakonet e tjera higjienike, është e rëndësishme të vendosni një rutinë për pastrimin e fytyrës para se të shkoni në shtrat. Mbetjet e make-up-it bllokojnë poret dhe mund të shkaktojnë probleme serioze të lëkurës që është e vështirë të eliminohen më vonë. Përveç kësaj, mos heqja e grimit para gjumit ndikon në plakjen e parakohshme.

Puçrrat

Aknet dhe puçrrat në fytyrë janë një makth i vërtetë, ato janë të vështira për t’u hequr dhe nëse nuk trajtohen, gjendja vetëm sa përkeqësohet. Të shkosh në shtrat me grim është shkaktari kryesor i bllokimit të poreve dhe formimit të puçrrave.

Lëkurë e pajetë

Për të pasur një fytyrë të shëndetshme dhe plot shkëlqim këshillohet që ta lani atë duke

përdorur një eksfoliues për të hequr papastërtitë nga poret tuaja. Grimi shpesh ka përbërës të dëmshëm për lëkurën tuaj, ndaj edhe mund të ketë një ndikim negativ kur mbahet me orë të tejzgjaturatua duke shkaktuar skuqje, njolla dhe inflamacion.

Plakja e parakohshme

Dëshironi të dukeni më të vjetër? Kjo është përgjigja që të gjithë do të përgjigjen me “jo”. Nëse dëshironi të shmangni plakjen e parakohshme, thjesht hiqni grimin çdo natë, pavarësisht se sa të lodhur jeni. Gjumi me grim shkakton zhvillim të parakohshëm të rrudhave, dhe gjithashtu shkakton dëmtim të shtresës së korneumit, barrierës më të jashtme mbrojtëse të lëkurës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING