Bota
‘Killeri Twitter’ – Përgjegjës për vrasjen e 9 grave
Dënohet me vdekje një burrë në Japoni, i cili vrau nëntë persona, pasi i kishte kontaktuar ata nëpërmjet Twitter.
Takahiro Shiraishi, i quajtur ndryshe si “Vrasësi i Twitter”, u arrestua në 2017 pasi pjesët e trupit të viktimave iu gjetën në shtëpinë e tij.
Ai ishte deklaruar fajtor për vrasjet në tetor, duke thënë se akuzat kundër tij ishin “të gjitha të sakta” dhe të gjitha viktimat e tij ishin gra të reja.
30-vjeçari kishte përdorur Twitter për të joshur gratë në shtëpinë e tij, duke thënë se ai mund t’i ndihmonte të vdisnin dhe në disa raste pretendoi se do të vriste veten përkrah tyre.
Vrasjet serike u shfaqën për herë të parë në Halloween në vitin 2017 kur policia gjeti pjesë të copëtuara të trupit në banesën e Shiraishi në qytetin japonez të Zama, afër Tokios.
Avokatët e tij kishin argumentuar më parë se akuzat ndaj tij duhet të ishin zvogëluar, duke pretenduar se viktimat e tij kishin dhënë pëlqimin e tyre për t’u vrarë.
Megjithatë, Shiraishi më vonë kundërshtoi versionin e ngjarjeve të ekipit të tij të mbrojtjes dhe tha se ai i vrau pa pëlqimin e tyre.
Të martën, gjykatësi që dha vendimin tha se “asnjë nga viktimat nuk pranoi të vritej”.