Kosova
KOLAPS në analet e mendjes/ Gërvalla sërish i tregon Gjermanisë se çfarë politika duhet të ndjekë karshi Vuçiç-it
Të premten disa nga pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë u bllokuan nga pjesa e Serbisë. Ky bllokim i kufijve erdhi si shenjë revolte ndaj politikave të Qeverisë së Kosovës në raport me Veriun e vendit.
Lidhur me këtë ngjarje, reagoi edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila kërkoi që shteti gjerman “të mbështesë lëvizjen e lirë”, “pavarësisht marrëveshjes së litiumit”, për të cilën javë më parë u dakorduan kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz e presidenti serb Aleksander Vuçiç.
“Vuçiç po vazhdon ta tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur se ka per objektiv Unionin Europian, ndërsa përshkallëzon situatën më tej situaten me Kosovån” – ka deklaruar Gervalla
Kjo nuk është hera e parë që kryediplomatja kosovare kritikoi shtetin gjerman në raport me marrëveshjen që Berlini zyrtar lidhi me Beogradin për burimet e litiumit.
Pak ditë para vizitës së Scholz në Serbi pikërisht për çështjen e litiumit, Gërvalla tha se kjo vizitë do të ishte gabimi i radhës që Gjermania do të bënte pas asaj me Rusinë, e cila kishte lidhur marrëveshje për gazin rus, duke mos llogaritur fare tendencat hegjemoniste të Kremlinit zyrtar ndaj fqinjëve të tij.
Gërvalla ndërsa potencoi se Serbia nuk ka as përafërsisht burimet e litiumit të cilat, sipas saj, do ta shpëtonin Gjermaninë apo Bashkimin Evropian nga disa ngushtica rreth burimeve të litiumit, vlerësoi se me një vizitë të tillë Berlini zyrtar mund të dërgojë një mesazh të gabuar, duke inkurajuar Serbinë që t’i sulmojë fqinjët e saj, përfshirë edhe Kosovën.