Aktualitet
Kompania ‘Air Albania’ rikthehet sërish aktive në QKB
Kompania ‘Air Albania’ rikthehet sërish aktive në QKB. Kompania Air Albania ishte me statusin ‘aktivitet i pezulluar’ nga QKB që nga data 1 shtator, pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Situatën e kompanisë e komentoi dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila tha bilanci do të depozitohet sot dhe se situata do të zgjidhet brenda 24 orëve. Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.
Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%.
Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018. Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator, ndryshe dënohet me gjobë.është rikthyer sërish në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) pasi kjo e fundit nuk kishte deklaruar pronarët përfitues.