Kosova
Kosova e sigurtë për të marrë 1.2 mln vaksina anti-Covid, dozat do t’u jepen falas qytetarëve
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, kë bërë të ditur se do të sigurojë 1.2 milion vaksina anti-Covid, të cilat do t’u jepen qytetarëve falas. Në njoftimin e saj Ministria ka thënë se vaksinat që do të sigurohet do të jenë të mjaftueshme për vaksinimin e të gjithë grupeve që kanë prioritet. Më tej MSH u shpreh se nga 1.2 milion vakinat Kosova do të marrë 360,000 falas ndërsa të tjerat duhet që t’i blejnë.
“Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e MSH-së.
Më poshtë shkruhet se aleanca e vaksinave “Gavi COVAX AMC” e ka listuar Kosovën në listën e vendve që do të përfitojnë 20% të vaksinave falas. Gjithashtu shkruhet se Kosova është në vendet me prioritet nga kjo alencë.
“Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, përfundon njoftimi.
Vaksinat anti-Covid deri tani janë prodhuar tre. Vaksina e parë është prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech dhe është 90% efektive. E dyta është nga AstraZenca e cila pritet që të dalë në dhjetor, ndërsa vaksina e fundit është prodhuar dje nga Moderna me efikasitet 94,5%. Ende nuk është bërë se ditur saktësisht se kur do të filloj shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendet e tjera të botës, pasi nuk Kompanitë nuk kanë doza të mjaftueshme për të gjithë vendet.