Connect with us

Kosova

Kosova është një nga temat kryesore të vizitës së Emmanuel Macron në Serbi

“Vizita e Emmanuel Macron në Serbi është e rëndësishme dhe Franca, si një vend me pozitë serioze ndërkombëtare, ka një rol të rëndësishëm në realizimin e interesave shtetërore dhe kombëtare serbe” – Keshtu gjykon ish-diplomati serb Zoran Milivojević. Ai vlerësoi se një nga temat kyçe do të jetë çështja e Kosovës, por do të diskutohet edhe për ekonominë, si dhe për konfliktet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe pozitën e rajonit në marrëdhëniet globale.

“Mendoj se një nga temat kryesore do të jetë çështja e Kosovës, pozita e popullit serb, roli i KFOR-it në të cilin merr pjesë Franca dhe detyrimi i bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur pozitën dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë” – deklaroi Milivojevic dhe shtoi se Serbia po hyn në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e rëndësishme që Beogradi të kuptojë qëndrimin e popullit serb, sjelljen e palës prishtinase dhe nevojën për respektimin e obligimeve ndërkombëtare.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Franca të marrë parasysh se cili është mandati i KFOR-it dhe asaj që i referohet vetë KFOR-it, që është të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe se është e nevojshme të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i masave të marra nga Prishtina” – theksoi Milivojevic, I cili gjithashtu potencoi se “roli i Francës është mjaft i rëndësishëm, për shkak të administratës së re të BE-së që po vjen, por edhe për shkak të interesave të të gjitha palëve për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon, që varet nga vazhdimi i dialogut”.

“Vazhdimi i dialogut, mendoj se është një kusht pa të cilin nuk mund të ecet dhe eshte ne interesin e te gjithe aktoreve për të siguruar paqen në Ballkan, dhe Franca mund të luajë një rol të rëndësishëm” – theksoi ish ambasadori

Advertisement