Kosova
Kosova rrezikon izolimin nëse nuk bën kompromis me procesin e Berlinit
Analisti politik Milazim Koci paralajmëroI se Kosova rrezikon izolim ndërkombëtar nëse nuk bën kompromis dhe nuk merr pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.
Koci theksoi se Kosova po përballet me presion nga Gjermania, duke theksuar dallimin e qartë në qasje ndaj Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.
Siç theksoi ai, Procesi i Berlinit paraqet një mundësi më të favorshme për Kosovën, duke e trajtuar atë si të barabartë në rajon, duke paralajmëruar se nëse Kosova nuk merr pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mund të izolohet.
“Kosova bëri një betejë të madhe kundër ‘Ballkanit të Hapur’, në radhë të parë sepse nuk ishte gjë tjetër veçse një ide e vjetër serbe dhe qe kishte per qellim te zgjerohet ndikimin këtu dhe të largohej ndikimi i ‘perëndimorëve’ nga Ballkani” – theksoi Koci duke potencuar se Kosova nuk duhet të rrezikojë izolimin ndërkombëtar dhe të refuzojë heqjen e ndalimit për importin e mallrave serbe.
“Është momenti i fundit që lidershipi i Kosovës të kuptojë se do të jetë një thellim i izolimit të Kosovës Kjo është një goditje e rëndë për Kosovën, e cila nga ana e saj duhet të bëjë më të mirën dhe të bëjë ndonjë kompromis të vogël për të qenë e pranishme në samitin e Procesit të Berlinit për 10 ditë” – deklaroi Koci