Connect with us

Aktualitet

Kosova si arenë e gladiatorëve, rivaliteti mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

“Në Kosovë, britanikët udhëhiqen nga politika e SHBA-së dhe ndjekin interesat amerikane në masën më të madhe”- keshtu ka vleresuar , gazetari serb Filip Rodiç, dhe se ekziston një rivalitet shekullor mes Britanisë dhe Gjermanisë, rivalitet i cili reflektohet edhe në fushën per Kosovën.

“Ajo që thuhet për Britaninë e Madhe, se në të vërtetë ka qene dhe eshte “aeroplanmbajtëse amerikane” ne 50 vitet e fundit, mendoj se është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Rodiç duke shtuar: – “Hashim Thaçi ishte produkt i inteligjencës franceze, të cilin më pas e morën amerikanët kurse FARK-u i Ibrahim Rugovës ishte më shumë i lidhur me Gjermaninë. Dhe ka pasur nga ato raste të arrestimeve para pesë-gjashtë viteve të disa gjoja spiunëve gjermanë në Kosovë, gjë që tregon se ka një rivalitet të ndërsjellë mes tyre dhe britanikëve, se ata nuk janë tamam si dora dhe doreza në një shpirt”- theksoi Rodiç.

Sipas tij, fakti që Britania u largua nga BE tregon fuqinë e saj, jo të kundërtën.

“Pra, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të dalë nga BE-ja, dhe së dyti, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ruajtur statusin e saj pas daljes nga Unioni. Ata po kërkojnë të ruajnë dhe forcojnë interesat e tyre në mbarë botën, përfshirë Kosovën” – theksoi gazetari serb.

Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka një politikë të përbashkët monolite të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse në praktikë tregohet se administrata e Brukselit është sponsor i pavarësisë së Kosovës.

Siç tha ai, jo vetëm pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës kanë qëndrim ndryshe nga të tjerët, por edhe disa vende si Hungaria që e njohin shkëputjen nuk e pranojnë saktësisht në të gjitha aspektet atë që kërkon Brukseli.

Përsa i përket ndikimit të Britanisë së Madhe, mendoj se, si në shekujt e kaluar, bazohet kryesisht në punën e tyre të inteligjencës dhe në prapaskena. Ka një thënie që i atribuohet Mahatma Gandit, që thotë se aty kur sheh dy peshq në fund të oqeanit, ka një nëndetëse britanike, ndryshe nga gjermanët, për shembull, që duken shumë më të hapur dhe konkretë. Britania është ende anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka një ndikim shumë të madh në ish-kolonitë e saj, në vendet e Komonuelthit, nëse jo nga forca, të paktën nga paratë që ka në dispozicion, të cilat janë të mëdha dhe domethënëse”- theksoi Rodiç.

Kur është fjala për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai theksoi se Gjermania dhe Franca “të cilat ishin avokatët më të zëshëm të idesë së anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me sa duket kanë hequr dorë së fundmi”.

“Sepse nga Gjermania, Franca, Italia është dëgjuar të thonë se Kosova nuk duhet të pranohet në KiE para se të plotësohen disa kushte, para së gjithash asociacioni, kurse Britania e Madhe shfaqet shumë komode si dikush që do të marrë flamurin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës teksa janë në një front me SHBA-në”- potencoi Rodiç.

Advertisement

TRENDING