Kosova
Kosovë – 9 viktima, 391 të shëruar dhe 704 raste me COVID-19
Në Kosovë situata epidemiologjike vazhdon të mos ketë ndryshime, pasi autoritetet regjistrojnë me qindra raste të të infektuarve në baza ditore.
Të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.651 mostra të testuara, 704 kanë dalë pozitive në koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhë janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes që lidhen me sëmundjen COVID-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 (82, 76 vjeç), Drenas 1 ( 64 vjeç), Ferizaj 1 ( 81 vjeç), Gjakovë 1 ( 77 vjeç), Suharekë 1 ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 ( 83 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Të shëruar janë konfirmuar 391 pacientë. Aktualisht në Kosovë janë 13.168 raste aktive me koronavirusin e ri.
Që nga fillimi i pandëmisë në mesin e muajit mars në Kosovë janë regjistruar gjithsej 36.253 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, prej tyre 948 kanë vdekur ndërsa 22.137 janë shëruar.