Kosova

Kosovë/ Liderët e opozitës në SHBA

Krerët e dy forcave kryesore të opozitës në Kosovë, ndodhen për vizitë në SHBA, përkatësisht Lumir Abdixhiku, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Memli Krasniqi, Kreu i PDK-së

Abdixhiku, gjatë vizitës së tij zyrtare është pritur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes ku ka kërkuar ndihmë për anëtarësim në NATO dhe një bazë të përhershme amerikane në Kosovë. Në takimet e zhvilluara u shtruan dhe kërkesat e pikëpamjet e LDK-së mbi ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës.

Nga ana tjetër, Memli Krasniqi i cili po qëndron në Washington, është pritur nga kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA.

Krasiqi ka kërkuar prej atyre që ai i quan ‘miq të Kosovës’, që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm, vecanrisht në këtë periudhë të sfidave të shumta.

“Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më pare” – shkruan Krasniqi në Twitter.

TRENDING

Exit mobile version