Kosova

Krasniqi ‘dorëzohet’ në Hagë/ Viziton Thaçin dhe Veselin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të jetë i plotë pa  uruar ata që gjithë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke theksuar se “Çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.

Ai ka shkruar edhe për 17 shkurtin si datë historike.

“Duke rikujtuar momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë”.

TRENDING

Exit mobile version