Politike
Kriza ekonomike/ Meta: Do shpërbëhemi si komb
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se se vendi ynë rrezikon të shpërbehet si komb dhe si shtet, sepse po kërcënohet familja shqiptare.
Gjatë një takime me gratë e Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se shqiptarët po largohen masivisht për shkak të varfërisë.
Ilir Meta: Unë jam besimplotë që kjo krizë e madhe dhe e padurueshme, sidomos për gratë dhe kryefamiljarët do të marrë fund. Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë. Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë. Kryeministri i ka qef lidhjet me bandat dhe të fortit. Lufta ndaj korrupsionit është një luftë vendimtare dhe shumë e rëndësishme për të forcuar familjet shqiptare, gruan shqiptare por dhe një mundësi më shumë për të mbështetur edukimin e fëmijëve, sa më shumë nëna të lumtura të kemi aq më shumë fëmijë të edukuar do kemi, sa më shumë nëna të mërzitura nga ky realitet aq më shumë probleme do kemi për edukimin e brezave. Duhet të bëjmë më shumë për t’u kujdesur për gratë që kujdesen dhe më shumë për gjysmën tjetër. Do hapin dhe bastet, ky vend ka nevojë të rimarri në duart e tij fatin e tij.