Connect with us

Bota

Kryebashkiaku i Stambollit i shpëton atentatit, si u tentua të vritet nga anëtarët e ISIS

Mediat turke raportojnë se kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou, i ka shpëtuar një atentati nga anëtarët e ISIS.

Konkretisht, gazeta turke ‘Sozcu’ në artikullin e saj të titulluar “Raport mbi vrasjen e Imamoglu” deklaron se 10 ditë më parë Ministria e Brendshme e vendit informoi rojën e kryetarit të Stambollit për një përpjekje atentati të mundshëm kundër tij.

Sipas këtij informacioni, anëtarët e ISIS që janë në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit.

Që nga ajo kohë, janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme konfirmoi informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë informacion mbi arrestimin e autorëve.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *