Bota
Kryeministri francez : Nisim vaksinimin e qytetarëve për COVID-19 javën e fundit të dhjetorit
Njerëzit në Francë mendohet se do të fillojnë vaksinimin anti-COVID javën e fundit të dhjetorit të krijuar nga Pfizer/BioNTech nëse autoritetet Evropiane e aprovojnë atë javën e ardhshme siç është parashikuar, tha ditën e djeshme kryeministri francez Jean Castex.
Kryeministri i ka tha parlamentit se mënyra e shpërndarjes dhe fushata e vaksinimit për qytetarët do të shtohej në janar, ku kategoria prioritare do të jenë të moshuarit edhe grupet e tjera të rrezikuara.
Franca është përballur “trup me trup” me COVID-19, si çdo shtet tjetër evropian javët e fundit, ajo tashme ka porositur 200 milionë doza vaksine.
Afati kohor për fushatën e vaksinimit u bë më i qartë të Martën pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) iu nënshtrua presionit nga Gjermania, duke sjellë datën e saj të vlerësimit për vaksinën Pfizer-BioNtTech në 21 Dhjetor.
Franca është vendi i 5 në botë i cili ka numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19 dhe nëse ajo do të fillojë javën e fundit të dhjetorit vaksinimin, do të bëhet shteti i parë Evropian që nis vaksinën anti-COVID Pfizer.