Connect with us

Bota

Kryengritja e Iranit nxjerr në pah përçarjet në Teokracinë Sunduese

Kryengritja mbarëkombëtare në Iran vazhdon pandërprerë, duke shtuar luftën e brendshme të regjimit klerikal. Ndërkohë që autoritetet vazhdojnë t’u hakërrehen dhe të kërcënojnë protestuesit, ata nuk kanë arritur ta frikësojnë këtë shoqëri të paqëndrueshme dhe vazhdojnë të shprehin frikën e tyre të madhe mbi perspektivat e rënies së regjimit.

Më 6 nëntor, rreth 200 deputetë të regjimit lëshuan lëshuan një deklaratë duke i kërkuar gjyqësorit dhe kreut të tij, Gholamhossein Mohseni-Ejei, t’i “ndëshkojnë” dhe “t’i trajtojnë shpejt dhe me vendosmëri” rastet e protestuesve duke i dënuar ata me “ekzekutim”.

Në të njëjtën ditë, zëdhënësja e liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, e përditshmja Kayhan, bëri thirrje për një shtypje më të ashpër ndaj protestuesve të paarmatosur dhe i nxiti zyrtarët që t’i lejojnë forcat e sigurisë të përdorin plumba të vërtetë më shumë se fishekë manovër. “Pse nuk i lejoni forcat e sigurisë të merren me rebelët dhe t’i bëjnë ata të pendohen për veprimet e tyre,” shkruhet aty.

Më vonë, Ejei nxitoi të dilte në skenë për t’i frikësuar më tej protestuesit duke folur për “paraburgim dhe ndëshkim të rebelëve, veçanërisht të elementëve kryesorë të tyre”. “I urdhëroj zyrtarët e gjyqësorit dhe kërkoj nga aparatet e tjera të lidhura me të që t’ua dorëzojnë drejtësisë forcat kryesore të trazirave,” tha ai, siç citohet në televizionin shtetëror iranian më 7 nëntor.

Më 8 nëntor, zëdhënësi i gjyqësorit Masoud Setayeshi njoftoi se janë ngritur aktakuza për 1,024 protestues të arrestuar. “Gjyqësori do t’i ndëshkojë me vendosmëri ata që kanë prishur sigurinë [e regjimit]”, tha ai, sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve, ISNA.

Këto kërcënime janë të lidhura me frikën në rritje të regjimit nga një kryengritje e organizuar që po vazhdon pa pushim. Zyrtarë të lartë, jo vetëm nga fraksioni rival, bëjnë thirrje për “dialog” me protestuesit. Kjo nuk kufizohet vetëm me zyrtarët si Ali Larijani, një i besuar i ngushtë i Khameneit, tani i margjinalizuar. Megjithatë, zyrtarë nga fraksioni i Khameneit dhe nga qeveria e Ebrahim Raisit gjithashtu pranojnë dështimin e tyre në shuarjen e protestave.

Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf foli për “reformimin e metodave të sundimit” gjatë seancës publike të parlamentit më 7 nëntor.

Ezzatollah Zarghami, Ministri i Trashëgimisë Kulturore të Iranit, gjithashtu bëri thirrje për dialog me protestuesit. Zarghami ka drejtuar Radion dhe Televizionin shtetëror të regjimit për vite të tëra dhe ka luajtur një rol kyç në krizën e pengjeve në Iran në vitin 1979. “Unë besoj se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogimit. Disa miq pyetën nëse i referohesha atyre që po nxisin trazira në rrugë. Të lutem mos më cito për fjalë që nuk i kam thënë. Unë thashë se nuk kemi rrugë tjetër veçse të flasim me njëri tjetrin”, tha ai më 6 nëntor, siç citohet nga shtetërorja e lajmeve Daneshjoo.

Duke parë në horizont rënien e regjimit, Zarghami shprehu gjithashtu frikën e tij të madhe për fatin e tij. “Unë jam pjesë e këtij sistemi. Nëse regjimi ndryshon dhe populli do të ndëshkojë dhjetë zyrtarë, unë do të jem në mesin e atyre zyrtarëve.”

Emri i Ali Bahadori Jahromi, zëdhënësi i qeverisë, duhet t’i shtohet listës së zyrtarëve që pasqyrojnë frikën e regjimit nga ajo që shumë vëzhgues e konsiderojnë revolucion demokratik të Iranit.

 

 

Duke fajësuar “Politikat e gabuara ekonomike” të qeverisë së kaluar si shkak për kryengritjen aktuale, Jahromi tha: “Këto politika kanë shkaktuar shumë probleme dhe protesta të akumuluara. Tani jemi në prag të një shpërthimi”, siç raportohet nga faqja shtetërore Entekhab më 8 nëntor.

Seanca publike e parlamentit e 6 nëntorit shfaqi luftën e vazhdueshme brenda regjimit. Deputeti Moin-ol-Din Saidi, nga provinca Sistan dhe Baluchestan, pohoi brutalitetin e forcave të sigurisë në shtypjen e besimtarëve të pafajshëm në Zahedan dhe Khash.

“Ne pamë dy të premte të përgjakshme dhe martirizimin e dhjetëra besimtarëve të pafajshëm në Zahedan dhe Khash. Ata që janë përgjegjës për këtë incident tragjik duhet të përballen me drejtësinë. Një e treta e viktimave të trazirave të fundit në vendin tonë janë nga Baluchistani. Ne duhet t’i dëgjojmë zërat e popullit që po vuan para se të jetë tepër vonë,” tha ai, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

Seminari i Qom-it lëshoi gjithashtu një deklaratë më 6 nëntor, duke kritikuar regjimin që “të respektojë dinjitetin e iranianëve nga të gjitha sferat e jetës, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre për fenë”. “Qeveria duhet të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë”, thuhet në deklaratë, siç raportohet në faqen shtetërore Shafaqna.

Këto komente kontradiktore zbulojnë dështimin e regjimit në shuarjen e protestave. Valët e fuqishme të mospajtimit e kanë shndërruar aparatin shtypës të Khameneit të paefektshëm në rivendosjen e status quo-së.

Khamenei i ka përzgjedhur vetë anëtarët e parlamentit. Dhe ai nxori fitues nga votimet Raisin, një vrasës të paskrupullt të masave, në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin me qëllimin për të parandaluar shpërthimin e kryengritjeve.

Si çdo diktator tjetër në ditët e tij të fundit, Khamenei do të urdhërojë më shumë dhunë. Por protestuesit janë betuar se do t’i vazhdojnë protestat me çdo kusht, edhe pse ka mbi 550 dëshmorë deri tani. Topi është tani në fushën e komunitetit ndërkombëtar për të njohur të drejtën e popullit iranian për vetëmbrojtje. Kjo do ta pengonte më tej Khamenein që të vazhdonte me vrasjet në masë.

Advertisement