Bota
Kryevirologu amerikan Fauçi flet për vaksinën anti-Covid: ‘Kalorësia’ po vjen, por mos i dorëzoni ‘armët’
Epidemiologu amerikan Anthony Fauçi ka folur në lidhje me vaksinën anti-Covid që është krijuar nga Kompanitë e ilaçeve Pfizer dhe BioNTech. Në një webnar ai ka thënë se është akoma shumë shpejtë për të gëzuar pasi vaksina nuk është akoma në dispozicion. Fauçi me anë të metaforës është shprehur se ndihma është rrugës duke ardhur dhe deri sa të vi duhet që të luftojë me çfarë kemi në dorë.
“Unë mendoj të kundërtën. … Unë vërtet e bëj. Kalorësia po vjen, por mos i vendosni armët, më mirë të vazhdoni të luftoni sepse ato nuk janë akoma këtu. Ndihma është në rrugë e sipër, por ende nuk është këtu,” ka thënë Fauçi.
Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në New York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’. Vaksina është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore.