Aktualitet
Kukësi nën pushtetin e reshjeve, trashësia e dëborës deri në 30 cm
Qarku i Kukësit është zgjuar mëngjesin e së shtunës i mbuluar nga dëbora. Bëhet e ditur reshjet e dendura të borës kanë rënë gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende.
Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15-30 cm.
Sipas informacioneve, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen problematika. Ndërkohë, qyteti i Kukësit dhe Njësia Administrative Zapod janë duke u furnizuar me energji elektrike në mënyrë të pjesshme
Ndërsa, në qytetin e Krumës dhe atë të Bajram Currit nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. E gjithë pjesa tjetër e Qarkut ka mbetur aktualisht në terr. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.