LAJMI I FUNDIT
“Kur SHBA godet tryezën me grusht, Vuçiç dëgjon”
Në javët e fundit, konflikti i ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës është nxehur sërish, shkruan Foreign Policy. Sipas editorialit, pas as sulmit në Banjskë, mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës çoi në një rritje të trupave ushtarake dhe Vuçiç shpesh e përdor këtë si taktikë frikësuese kur dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës nuk shkon sipas tij. Por ajo që vuri në dukje këtë herë ishte se sa shpejt ai ndoqi urdhrat kur ato erdhën nga Uashingtoni. Një kontrast i fortë me vonesat e mëparshme dhe pajtueshmërinë tallëse që ai shfaq zakonisht në Bruksel, i cili nuk tenton të lëshojë kërcënime dhe paralajmërime ashtu siç bën Uashingtoni. Kjo tregon se kur SHBA godet grushtin në tavolinë, Vuçiq hesht dhe dëgjon. Foreign Policy shkruan se gjatë këtij viti, Brukseli u përpoq të sillte urgjencë më të madhe në dialogun e ngecur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe t’i shtynte të dyja palët drejt normalizimit të marrëdhënieve, gjë që në praktikë do të kërkonte që Serbia de fakto të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ndalojë fushatën kundër hyrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare në këmbim të asociacionit për serbët etnikë në veri të vendit. Vendosmëria e sapogjetur e bllokut fillimisht u duk se dha rezultat, kur Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, kryeministri Albin Kurti, ranë dakord në muajin mars se si të zbatonin planin 11-pikësh të BE-së që parashtron procesin e normalizimit. Por nuk kaloi shumë kohë që papajtueshmëria u shfaq nga të dyja palët, dhe ndërsa Brukseli tregoi njëfarë autoriteti duke sanksionuar Prishtinën për mosrespektimin e detyrimeve të saj sipas marrëveshjes dhe për nxitjen e tensioneve me serbët etnikë në veri të vendit, BE-ja përfundimisht nuk arriti që të detyronte pajtimin, dhe ngjarjet e fundit sugjerojnë se dialogu në fakt ka shkuar mbrapsht. Arsyeja kryesore pse dialogu Serbi-Kosovë mbetet në ngërç është se Beogradi preferon status quo-në ndaj çdo zgjidhje tjetër të propozuar, përveç ndoshta korrigjimit të kufijve. Në editorial thuhet se “Përkatësisht, Vuçic në televizionin serb është tallur hapur me BE-në, duke pretenduar se nuk e ka nënshkruar propozimin e lartpërmendur, të quajtur Marrëveshja e Ohrit, sepse kishte “dhimbje” në dorën e djathtë që “pritet të vazhdojë edhe në katër vitet e ardhshme”. Sa herë që Vuçiç shihet se po minon vlerat dhe interesat perëndimore në Ballkan, skifterët serbë zakonisht sugjerojnë që BE të pezullojë procesin e pranimit të vendit dhe t’i japë fund mbështetjes së konsiderueshme financiare që merr nga Evropa. Por është e diskutueshme se sa efektive do të ishte një qasje e tillë, dhe asnjëra metodë nuk është një plumb argjendi që do të jepte rezultate të shpejta.