Kosova

Kurti ankohet për emisarët Escobar dhe Lajçak: Po vijnë me kërkesa të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve ‘The Associated Press’, dhe eshte ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe për tolerancë, siç ka theksuar ai, të regjimit autoritar të Serbisë.

Gjatë intervistës, Kurti tha se emisarët nga SHBA dhe BE (Escobar dhe Lajçak), po vijne me kërkesa të Serbisë.

Ai ka insistuar që forcat speciale policore të Kosovës nuk mund të zvogëlohen me prani në veri, përderisa bandat serbet nuk largohen nga vendi apo nuk arrestohen nga Policia e Kosovës si dhe ka akuzuar Beogradin për orkestrimin e dhunës në veri.

Kurti ka thënë se fuqitë perëndimore nuk duhet ta ‘ledhatojnë’ Beogradin qe sipas tij eshte rrënja e problemit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë,  ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-të kanë një problem me Albin Kurti dhhe se nuk është më i sigurt nëse Kurti mund të konsiderohet partner i shtetit amerikan.

 

 

TRENDING

Exit mobile version