Connect with us

Kosova

Kurti i vendos kushte ‘BIG FIVE’: Nuk ka normalizim pa siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vizitën e emisarëve evropianë e amerikanë që mbërrijnë të shtunën në Kosovë, duke u shprehur se nuk e di se çfarë do të ofrojë pesëshja diplomatike, por theksoi se nuk ka normalizim pa siguri.

“Çfarë do të ofrojnë e çfarë do të kërkojnë do ta marrim vesh, por unë mund të them që nuk mund të ketë normalizim pa siguri dhe siguria e Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin dhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë, me krejt çka mundemi e dimë”, tha Kurti.

Sipas tij, është koha që të gjithë të kuptojnë se kush është Serbia dhe ta sanksionojnë atë.

“Në dhjetorin e kaluar kishim 16 barrikada në veri, me 26 dhe 29 maj të këtij viti patëm sulm mbi policinë, mbi ushtarët e KFOR-it dhe mbi gazetarët. Më 14 qershor patëm rrëmbimin e policëve në Leposavic, ndërkaq më 24 shtator patëm sulm terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën, për demokracinë edhe për rajonin e Ballkanit, që ata  që nuk e kanë ditur ose nuk e kanë kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta marrin vesh, sepse nuk është Kosova ajo që duhet të ketë masa shtrenguese por është Serbia ajo që duhet të ketë sanksione” – theksoi Kurti

Për dialogun, kryeministri tha se Kosova është konstruktive edhe në zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit, porse Serbia është fajtore për moszbatimin e saj.

“Përsa i përket dialogut në Bruksel, ne kemi arritur marrëveshje, por që përsëri Serbia nuk i ka zbatuar. Kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit si edhe aneksin e 18 marsit. Kemi qenë përherë konstruktiv, të përkushtuar e kreativ dhe kurrsesi nuk ka faj apo përgjegjësi në anën tonë se Kosova dhe Serbia nuk i kanë marrëdhëniet normale.

Marrëveshja bazike nga 27 shkurti ka në qendër njohjen de facto reciproke, dhe sa më parë që zbatohet ajo, aq më shpejt do kemi jo vetëm normalizim demokratik e evropian por edhe siguri për vendin tonë e rajonin” – deklaroi kryeministri I Kosoves.

Përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton më 21 tetor drejt Kosovës e Serbisë. Ata do takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Kosova

Kurti në Ankara, bisedon për marrëdhëniet dypalëshe me Erdoganin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten një vizitë në Turqi, ku ka biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen , njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Kurtit me Erdoganin në Turqi, pas atij në Stamboll në shkurt 2023.

“Diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, raportet ndërinstitucionale, zhvillimet rajonale dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar, si dhe ato të sigurisë e mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti do të marrë pjesë të hënën në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, i cili, sipas tij, do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.

Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.

Se sa dronë u blenë, nuk u bë e qartë atë kohë.

Sipas komunikatës të premten, Kurti e falënderoi Turqinë për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti…shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate”, thuhet tutje në komunikatë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi këtë muaj rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Kjo Asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Por edhe pse Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës, edhe pse i kishte kaluar me sukses dy fazat e para, pasi Komitet të Ministrave s’e futi fare në agjendë votimin për anëtarësimin e saj, duke thënë se ajo nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe./REL

Continue Reading

Kosova

E trishtë/ U rrah nga tre infermieret në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ndërron jetë e moshuara

E moshuara e cila në nëntor të vitit 2022, ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik, është ndarë nga jeta.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes së të moshuarës.

Ai ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe, pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë, duke shtuar këtu se nga 31 tetori nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore për këtë rast.

Sipas tij, njëra nga të dyshuarat është deklaruar e fajshme, ndërsa dy të tjerat të pafajshme para gjykatës.

Të dyshuarave u ishte caktuar paraburgimi, ndërsa një vendim i Gjykatës Supreme i kishte liruar nga paraburgimi.

 

Continue Reading

Kosova

Pas zgjedhjeve në BE s’parashikohen ditë të mira për Kosovën, GLPS del me 3 skenare

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar një diskutim mbi tri skenare të mundshme që e presin rajonin dhe Kosovën pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bashkimin Evropian.

Skenari i parë është që perspektiva integruese e Kosovës por edhe e të gjithë rajonit do të rrezikojë të përkeqësohet edhe më tej në rastin e një rritjeje të mundshme të së djathtës në Parlamentin Evropian.

Skenari i dytë parashikon zbehje të dukshme të politikës së zgjerimit të BE-së, duke qenë se e djathta ekstreme po rritet brenda Unionit.

Dhe sipas skenarit të tretë të GLPS-së, gjasat janë reale që së paku 20 % e eurodeptuetëve të ardhshëm do të jenë kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

“Skenari i parë dhe më i mirë, por që gjasat janë minimale të ndodhë është formimi i një koalicioni progresiv-liberal. Skenari i dytë është ai i Status-quo i cili do përfaqësonte një koalicion më qëndror, i cili pak a shumë ndërtohet mbi përvojën e udhëheqjes aktuale 2019 -2024, ku shumica e marrëveshjeve lidhur me Zgjerimin e BE-së në fakt kanë ndodhur. Kurse skenari i tretë dhe më i keqi do ishte ai i një shumice të fortë të qendrës së djathtë, ku partitë e së djathtës dhe asaj ekstreme të djathtë do merrnin shumicën e vendeve në parlament, dhe si pasojë, do udhëhiqnin edhe agjendën e BE-së”- thuhet në komunikatën e GLPS.

Në këtë diskutim ku kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka bërë të ditur se kanë nxjerrë edhe tri rekomandime përfshirë: -Izolimin e mëtejshëm të zërave kundër zgjerimit në Parlamentin Evropian, ku një shumicë e bashkuar pro zgjerimit duhet të dëgjohet me zë të lartë.

– Emërimin e një Komisioneri Evropian të fortë politikisht dhe teknikisht për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, domethënë, një figurë që mund të mbajë gjithashtu rolin e Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian, për të dërguar një mesazh të përkushtimit të sinqertë për Zgjerimin e BE-së, dhe –

Qeveria e Kosovës të mbetet e angazhuar në përpjekjet e saj për integrim në BE, pavarësisht nga një kontekst armiqësor ndërkombëtar gjeopolitikisht dhe ideologjikisht.

 

Continue Reading

Kosova

Paralajmërimi për hapjen e urës së Ibrit, Lista Serbe: Veprim destabilizues dhe i papranueshëm

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – ka reaguar pas paralajmërimit të Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, se shumë shpejt do të hapet ura mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut me atë Veriut.

Ashtu edhe siç pritej, përmes një komunikate për media, nga partia që dirigjohet totalisht nga Beogradi zyrtar, kanë thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm, dhe, sipas tyre, përshkallëzon situatën.

“Njoftimi i regjimit të Albin Kurtit se planifikon të hapë urën kryesore të qytetit në Mitrovicë për qarkullim të automjeteve është një veprim absolutisht i panevojshëm, i papranueshëm dhe përshkallëzues që synon destabilizimin e mëtejshëm të situatës në terren”, kanë propaganduar nga kjo listë.

Në të njëjtën kohë, sipas partisë që kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, “kjo do të ishte një lëvizje tjetër e njëanshme që asnjë serb në Veri të Kosovës nuk do ta mbështeste, gjë që do të nxehte më tej tensionet dhe do të krijonte situata për vazhdimin e sulmeve me motive etnike ndaj serbëve”.

“Kujtojmë se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes që u arrit në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe në të njëjtën kohë theksojmë se qarkullimi aktual nga pjesa jugore në Veri të qytetit është normale nga katër drejtime, mbi tre ura dhe një rrugë lokale, dhe nuk ka nevojë për ura që përfaqëson një pikë sigurie nevralgjike ku ka pasur qindra incidente ndëretnike dhe pothuajse një mijë inkursione të dhunshme nga jugu në Veri, të hapet në këto momente”.

Nga kjo listë i kanë bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqëseusve evropianë “që ta parandalojnë Kurtin që të shkaktojë një krizë tjetër dhe të pengojnë planin e tij për dëbimin e serbëve nga Kosova”.

“Ju ftojmë të reagoni urgjentisht dhe t’i tregoni publikisht regjimit në Prishtinë se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e kësaj partie.

Ura mbi lumin Ibër, pas luftës në Kosovë, e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore që banohet me shumicë shqiptare dhe në atë Veriore, të banuar me shumicë serbe.

Continue Reading

Kosova

Paralajmërimi i fuqishëm i Serwer: Me apo pa Asociacion, Trump do ta rikthejë ndarjen e Kosovën

Shtetet kyçe të BE-së të cilat janë të involvuara edhe në procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli kanë qenë të palëkundura në kushtëzimin e tyre që Kosova duhet të bëjë progres të dukshëm përsa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nëse Prishtina zyrtare dëshiron të marrë përkrahje për anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar ta çojë Draftin e BE-së në Kushtetuese duke e humbur kështu mundësinë që Kosova të anëtarësohet në KiE gjatë majit. Por, çfarë nënkupton për besueshmërinë në mes Kosovës dhe aleatëve një raport i tillë i kushtëzuar e ku letrat me nënshkrime e zotime s’kryejnë më punë tek ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë ka folur profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer. Ai ka thënë se më raportin e kryeministrit të Kosovës me evropianët dhe amerikanët ka mungesë të besimit dhe efektivitetit. Serwer tha se është një gabim shumë i madh fakti që amerikanët dhe evropianët insistojnë në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke qenë se është prioriteti kryesor i Beogradit në dialog e ndërkohë Kosova s’përfiton asgjë.

“Të gjithë të interesuarit duhet ta rilexojnë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku kërkohet jo vetëm Asociacion por gjithashtu edhe njohja nga Beogradi e vlefshmërisë së Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës dhe mos interferimin në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Beogradi asnjë nga këto kërkesa nuk i ka përmbushur”, ka thënë Serwer.

I pyetur nëse mendon se Kosova do ta implementojë ndonjëherë Draftin e BE-së, Serwer u shpreh se s’sheh rrugë përpara për Asociacionin pa të paktën njohje de fakto të Kosovës nga Serbia. Serwer ka folur edhe për ofertën e minutave të fundit të bërë nga kryediplomatja Donika Gërvalla për Asociacionin me qëllim të marrjes së përkrahjes së aleatëve për KiE dhe për mos koordinimin me presidenten e Kosovës.

Profesori amerikan thotë se çështja e koordinimit është punë për ata që janë të përfshirë dhe shton se mendon se Kosova duhet ta përgatis një draft që do ta konsideronte të pranueshëm, me kusht që Beogradi përmbush detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Serwer, i pyetur nëse mos krijimi i Asociacionit do të krijojë hapësirë për rikthimin e idesë së korrigjimit të kufijve në rast të një rikthimi potencial të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se me apo pa Asociacion, ideja e shkëmbimit të territoreve do të rikthehet përsëri nëse Trump rizgjidhet president.

“Nuk kam dyshim se ideja e shkëmbimit të tokave do të lindë përsëri nëse Trump rizgjedhet, pavarësisht nëse ka apo jo hapa drejt Asociacionit”, ka potencuar ptofesori amerikan Daniel Serwer.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING