Kosova

Kurti njoftoi blerjen e dronëve Bayraktar, reagon KFOR

KFOR ka reaguar zyrtarisht pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se vendi ka blerë drone Bayraktar TB-ë nga Turqia.

Përmes një komunikate zyrtare, KFOR ka deklaruar se ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore në Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR.

Sakaq, KFOR ka shtuar se hapësira ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për fluturime komerciale nga një vend në një tjetër.

TRENDING

Exit mobile version