Connect with us

Kosova

Kurti si Enveri/ Katastrofa e fitoreve të vogla dhe dështimet e mëdha

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka thënë se lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti sjellin pikë politike tek elektorati, por gjithnjë e më shumë e tjetërsojnë veriun e Kosovës dhe theksojnë ndarjen

“Çdo veprim tjetërson edhe më tej veriun e Kosovës. Nëse KFOR-i tani është i vendosur aty, thekson edhe më shumë ndarjen. Të gjitha këto ‘fitore’ të vogla të Kurtit, për të cilat në sytë e qytetarëve del se Kosova po fiton, në fund kane një çmim të madh, që autonomia e veriut të Kosovës te kërcënohet nga marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit. Të gjitha këto janë veprime parazgjedhore që mbulojnë dështime të mëdha” – theksoi Shala dhe shtoi se mundësia që asociacioni të mos formohet duhet parë në këtë këndvështrim.

Sipas tij, më katastrofike për Kosovën është strategjia e Kurtit për status quo-në persa i përket asociacionit dhe paralajmëroi se një politikë e tillë çon në izolim.

Ai e krahasoi Kurtin me diktatorin Enver Hoxha, duke thënë se kryeministri beson në “idetë e xhaxhit Enver”.

“Nëse shkojmë në izolim të plotë, e dimë që historia na tregon se si përfundojnë shqiptarët kur janë të izoluar, si kundër Perëndimit, ashtu edhe kundër Lindjes. Kujtimet na çojnë te xhaxhai Enver. Kjo është katastrofike për Kosovën. Antiamerikanizmi i Kurtit është ndjenja e tij, ai u ushqye dhe u rrit nga letërsia e majtë dhe ky është një problem I MADH” – POTENCOI Azdren Shala

Advertisement