Connect with us

Bota

Kushdo që futet në Zvicër do duhet të futet në karantinë! Shtetet që janë në listë…

Zvicra ka marrë vendim  të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera në listën, ku si rregull personat që do shkojnë drejt vendit duhet të karantinohen.

Vendet e shtuara në listë janë,  Portugalia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Hungaria dhe SHBA-ja.

Specifikisht,  kjo do të thotë që kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë. Veç këtyre, edhe tri rajone në Itali janë gjithashtu të reja në listën e karantinës: Në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Friuli-Venezia Giulia dhe Veneto janë përcaktuar të jenë subjekt i karantinës.

Sakaq, mësohet se  Shqipëria  dhe Kosova nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *