Connect with us

Politike

“La SHBA për Shqipërinë”/ Rama shkakton të qeshura me eskperten e IT: Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar

Kryeministri Edi Rama prezantoi konkluzionet pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë2030 në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat as gjatë këtij takimi. Rama tha se kishte njohur një eksperte të teknologjisë së informacionit, e cila kishte lënë një nga kompanitë më të mëdha në SHBA për të sjellë dhe zhvilluar një projekt të ngjashëm në Shqipëri.

“Nuk dëgjova si fliste anglisht, por shqipen e fliste si një AI i pakolauduar dhe i paautorizuar për të dalë në treg akoma”, tha Rama duke nxitur të qeshura mes të pranishmëve.

Edi Rama: Kam njohur edhe një protagoniste shumë interesante që ka ardhur nga SHBA që ka lënë një nga kompanitë më të mëdha të botës për të ardhur dhe për t’u bashkuar këtu për një kompani të vogël por shumë premtuese. Nuk dëgjova si fliste anglisht, por shqipen e fliste si një AI i pakolauduar dhe i paautorizuar për të dalë në treg akoma.

Advertisement