Connect with us

Sport

Largimi i Messit dhe Neymar/ Presidenti Al-Khelaifi: PSG më e bashkuar se asnjëherë

PSG ndryshoi fytyrë gjatë merkatos së verës, teksa u larguan nga skuadra Neymar dhe Messi, ndërkohë që afrimet në çdo repart ishin të shumta. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi beson se ndryshimet e shumta në klub dhe grup do të jenë për mirë dhe natyrisht, ato do japin efektet e veta me kalimin e viteve. Në një intervistë për “Record”, numri një i klubit u shpreh se PSG nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar.

“Ekipi i PSG-së, brenda dhe jashtë fushës, nuk ka qenë kurrë kaq i bashkuar dhe mendoj se kjo ishte evidente fundjavën e kaluar kundër Lyonit. Këtë vit, në ciklin e ri të PSG-së, ne jemi më pak të fokusuar te rezultatet dhe më shumë te performanca dhe stili ynë i lojës. Nëse e bëjmë këtë, rezultatet do të vijnë në përputhje me rrethanat. Trajneri Enrique- Kemi një trajner dhe drejtor sportiv fantastik dhe jam shumë i lumtur me frymën e re që po krijohet në PSG” – tha ai.

Advertisement