Connect with us

Shkrime

Le Monde: Në Banjskë, aty ku dështoi një Krime e dytë

Nga Jean-Baptiste Chastand

Banjska është rikthyer sërisht në letargjinë e saj të dikurshme. Vetëm vrimat e plumbave mbi disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks të ngritur mbi këtë fshat modest në veri të Kosovës, ruajnë ende gjurmët e përplasjeve të dhunshme që shpërthyen më 24 shtator, prej një komandoje serbësh të armatosur rëndë. Që pas ngjarjes, rreth 40.000 serbët që banojnë në veri të këtij vendi ballkanik, me shumicë shqiptare, ndodhen nën presion. Të gjithë kanë frikë nga një rikthim i luftës, njëzet vjet pas asaj të vitit 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës. E mbiarmatosur, e veshur me uniforma pa shenja dhe e paisur me mbi tridhjetë automjete, disa prej të cilave të shenjuar me logo të rreme të KFOR-it, komandot serbe dolën në rrugët e fshatit në natën midis datave 23 dhe 24 shtator. Operacioni filloi në orën 2:34 të mëngjesit. Pikërisht në atë orë, një patrullë policore e Kosovës, që vajti për të inspektuar dy kamionë, të instaluar për të bllokuar urën e vogël, e cila gjendet në hyrjen e fshatit, u godit nga shpërthimi i një mine të komanduar në distancë. Njëri nga tre policët, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Njësiti i armatosur serb u përball për orë të tëra me forcat speciale kosovare të dërguara nga Prishtina, për t’u tërhequr pastaj brenda në manastir, ku gjendej edhe një grup pelegrinësh dhe për tu larguar në fund përmes pyllit, që të çon drejt Serbisë. Bilanci i asaj dite, më e dhunshmja e dekadës së fundit në Kosovë ishte tre terroristë të vrarë, tre të tjerë të arrestuar dhe dhjetëra në arrati. Mes këtyre të fundit gjendej edhe lideri i grupit terrorist, i cili u identifikua shpejt, përmes imazheve të filmuara me dron: bëhej fjalë për Milan Radoiçiçin, një lider i fuqishëm politik lokal serb, i njohur prej kohësh për lidhjet me krimin e organizuar. Pesë ditë më vonë, në Beograd, personi në fjalë e pranoi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme dhe njoftoi, përmes avokatit të tij, se e ndërmori këtë aksion “personalisht” dhe “pa informuar qeverinë serbe”. Në deklaratën e tij, ai deklaroi se e drejtoi atë komando për të “inkurajuar popullin serb ne veri, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe që të “krijonte kushtet e nevojshme për realizimin e ëndrrës së lirisë”, të pakicës prej 100.000 serbësh në Kosovë, të cilët refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës pasi e konsiderojnë atë si djepine kombit serb dhe prej pesëmbëdhjetë vjetësh ata kanë ëndërruar të kthehen në gjirin e Beogradit. Gjithsesi, version i ngjarjeve I paraqitur nga Radojicic  është vënë në dyshim serioz nga shumë elementë shqetësues që kanë nxjerrë në dritë gjetjet e hetuesve kosovarë. “Nuk ishte një grup qytetarësh të pakënaqur të cilët organizuan një sulm. Ishte qartësisht një ofensivë paraushtarake nga Serbia. Një grup “burrash të të veshur me të gjelbër” që synonin aneksimin e veriut të Kosovës, sipas stilit të Krimesë, kryer nga Vladimir Putin” – ka thënë për ‘Le Monde’ presidentja  Vjosa Osmani, duke hequr një paralele me operacionin rus të kryer nga ushtarë pa shenja dalluese në gadishullin ukrainas, në vitin 2014. “Objektivi i tyre kryesor ishte të pushtonin territorin në Veri, për të provuar ta ndanin këtë rajonin nga pjesa tjetër e Kosovës” –  thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Ne gjetëm harta të cilat tregojnë se duhet të ketë pasur tre fusha operimi me më shumë se 200 persona të përfshirë” – siguron ministri, duke vlerësuar se kontrolli i rastësishëm i policisë në mes të natës, bëri që operacioni të dështonte, duke e shkaktuar përplasjen më shpejt se sa ishte planifikuar. Videot me dron të publikuara nga Prishtina tregojnë në fakt njerëz të armatosur rëndë, të gatshëm për të luftuar, pasi u trajnuan për ditë të tëra në baza ushtarake brenda në territorin serb. Në automjetet e braktisura pranë manastirit, autoritetet e Kosovës kapën një arsenal të vertetë lufte: më shumë se 40 raketahedhës antitank, afro 200 granatahedhës, dhjetëra pushkë automatike, mina, 80.000 fishekë. Autoritetet e Beogradit që vazhdojnë të pretendojnë se nuk kanë lidhje me sulmin, këmbëngulin se Milan Radoiçiç mund ta ketë marrë këtë arsenal në “tregun e zi” në Tuzla të Bosnie-Herzégovines. “Është e lehtë të gjesh armë” në Ballkan, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një nga intervistat e rralla të dhëna për këtë ngjarje. Sipas tij, Radoiçic kishte kryer «një shkelje të madhe penale”. Megjithatë, lideri serb e njeh mirë kreun e komandove, i cili është nënkryetar i Listës Srpska, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e lidhur me drejtpërdrejt me partinë Progresive te Vuçic.  “Ai ishte aleati im, por jo miku im”, u shpreh Vuçiq në televizionin britanik Sky News, pasi kishte ndryshuar disa herë version për këtë gjë gjatë ditëve të fundit. 45 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe me pak mjekër, Radoiçiç është një burrë që qëndron në hije, dhe që ka ruajtur për një kohë të gjatë një reputation kontrovers në veri të Kosovës. Zyrtarisht shef kompanish ndërtimi dhe hotelesh, ai u ndëshkua, në fund të vitit 2021, nga sanksionet e SHBA për përfshirje në «korrupsionin» endemik në veri të qytetit të Mitrovicës. Kjo është një zonë ku lulëzojnë trafikantët, duke përfituar nga vakumi ligjor i krijuar nga konfliktet e sovranitetit midis Beogradit dhe Prishtinës. Radoiçiç akuzohet gjithashtu se ka pasur gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviç, një kundërshtar i Vuçiç, që u qëllua për vdekje në vitin 2018, pasi denoncoi rolin e mafias për dominimin e minoritetit serb. Prishtina zyrtare transmoi gjerësisht në media imazhet e vilës luksoze të Radoiçiçit buzë një liqeni. Me pishinë, bilardo dhe tarracë madhështore, ajo binte në kontrast me varfërinë përreth. «Është e qartë se nuk këmi të bëjmë me një “luftëtar lirie” por me një Pablo Escobar» – ironizoi Ministri I Brendshem Xhelal Sveçla. Pasi u paraqit vetë pranë policisë serbe, Radoiçiq u akuzua për krim kundër sigurisë publike. Megjithatë, Beogradi ka njoftuar se do të refuzojë ekstradimin et tij në Prishtinë, në perputhje me politikën e tij të mosnjohjes së sistemit gjyqësor kosovar. Kreu i komandove zgjodhi si avokat të tij një njeri të njohur në të gjithë Ballkanin për nacionalizmin dhe afërsinë me Moskën: Goran Petronijeviçin, ish-mbrojtësin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç. Aleksandër Vucic, i cili prétendon se dëshiron të anëtarësohet në BE, pa prishur lidhjet et tij historike me Moskën, preferon të luajë kartën nationaliste. Ndërsa ka dënuar vrasjen policit shqiptar, autoritetet e Beogradit i kanë shpallur heronj tre sulmuesit që u vranë nga forcat special në Banjksë. Në Mitrovicën e Veriut, njoftimet e ngjitura në muret e qytetit kujtojnë burrat që «vdiqën me shumë trimëri, duke luftuar për atdheun e vet”…

Shkrime

Rama bëri mirë që shkoi në Athinë, por…

Nga Andi Bushati

Mitingu i Ramës me mbështetësit e partisë së tij në Athinë ishte gjëja më normale në botë. Budallenj ishin ata, si në Tiranë, po ashtu edhe në Athinë, që u reshtuan kundër tij. Madje edhe qëllimi i qartë i kryeministrit për të provokuar me datën e zgjedhur për të shkelur në tokën greke, apo për të ndërhyrë në zemër të fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane të vendit fqinjë, duhen konsideruar pjesë të këtij normaliteti. Demokracia e pranon provokimin si një domosdoshmëri me të cilën duhet të bashkëjetojë dhe pa të cilën ajo do të ishte e mangët.

Pra, të gjithë ata që nuk deshën të shihnin një lider politik shqiptar të shkelte tokën greke u dukën po aq anakronikë, si propogandistët e rilindjes, që bërtisnin dikur kundër mitingut të Mitsotakistit përkrah Belerit, apo akoma edhe më keq, që i’u vërsulën Albin Kurtit kur erdhi në Tiranë për të mbështetur protestat e studentëve.

Gjithkush që përqafon këto pozicione kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, ideve dhe të drejtës për tu tubuar rreth tyre, dëshmohet si një mendje mbyllur, dhe i pa përshtatur me botën liberale ku jetojmë. Në këtë optikë Edi Rama, sado ta duan apo ta urrejnë atë, këtë radhë ishte në të drejtën e tij që të zhvillonte një takim me mbështetësit e vet në emigracion.

Lëvizja e tij, qoftë edhe po të supozojmë se fshihte qëllime të mbrapshta, mbetej brenda normalitetit. Ama, nga ana tjetër, e vetmja gjë anormale, ishte pesha që kryeministri u rek ti jepte asaj. Ai mobilizoi militantë të jugut dhe punonjës bashkish, për tu turrur me autobuza drejt Athinës. Ai tërhoqi pas vetes një gjysmë duzine le qeveritarë.

Ai ngarkoi në barkun e Migjenit gjithë taborin e borrizanëve të tij mediatikë. Ai u dha porosi televizioneve kombëtare të shkulinn pjesën më të madhe të redaksive të tyre në kryeqytetin grek. Ai pushtoi  gjysëmn e kohës të edicioneve të lajmeve që kontrollon, të cilat nuk nguruan të prodhojnë tituj ku theksohej “pritja madhështore”.

Pra, ishte ai që u përpoq më të gjitha mënyrat që një takim të zakonshëm ta shndëronte në një eveniment të jashtëzakonshëm. Qe ai ai që u mundua ta veshi udhëtimin e tij në vendin fqinjë me nota heroike dhe kalorsiake.

Në këtë këndvështrim ne mund ti kritikojmë sot, me gojën plot, të gjithë ata që e konsideruan mitingun e kësaj të diele si vizitën e “një miku të paftuar”. Ne duhet ta pohojmë pa frikë se mendësia e tyre bie ndesh me principet e botës së lirë ku jetojmë. Por, pasi kemi bëtë këtë, nuk mund të rrimë pa thënë se edhe vetë kryeministri ynë është i prekur nga i njëjti virus iliberal i kritikëve të tij.

Njësoj si të kundërtat që takohen në një pikë edhe ai është i mbrujtur po me mentalitetin e atyre që nuk e shihnin zbarkimin e tij në Athinë si diçka normale. Pasi vetëm dikush që logjikon në këtë mënyrë mund të përpiqej ta shndërronte një akt politik të zakonshëm në një shfaqe poropagandistike anormale.

Me taborin që mori me vete, me bujën që organizoi dhe zhurmën që ndolli, Rama e paraqiti veten si heroin që po ecën në një tokë të minuar. Provën e këtij “heroizmi” ende vazhdojmë ta shikojmë në jehonën që po i bëjnë vizitës borizanët mediatikë të kryeministrit.

Continue Reading

Shkrime

Hero i grekëve, kriminel i shqiptarëve, kush është Alfred Beleri?!

Kur përmend së fundmi marrëdhëniet Shqipëri Greqi, emri i parë që vjen në mendje është Alfred Beleri, e jo ndonjë lider politik i të dy vendeve. Kjo për shkak se një vit më parë, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Alfred Beleri humbi lirinë, i kapur në flagrancë duke blerë vota.

Ky të paktën është versioni i Policisë që deri më tani ka marrë edhe aprovimin nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme Kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Por Alfred Beleri në vetvete është një emër i njohur prej shumë kohësh në skenën politike shqiptare. Emri i tij është lakuar që në vitin 1994 kur një grup terrorist i veshur me uniforma ushtarake greke të organizatës së quajtur MAVI sulmoi postën kufitare të Peshkëpisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë.

Pikërisht si pjesë e këtij grupi është akuzuar Alfred Beleri, vërtetësia e të cilit nuk është provuar drejtpërdrejtë, por indirekt. Terroristët e Masakrës së Peshkëpisë grabitën armatimet e ushtarakëve shqiptarë, të cilat iu gjetën pak muaj më vonë Alfred Belerit dhe që u dënua me 18 muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje në Greqi.

Kalimi i viteve zbehu praninë e tij aktive në media, sidomos pas thirrjeve nacionaliste greke për urrejtje ndaj shqiptarëve. Për këtë akt të vitit 2006 ai është dënuar nga Gjykata e Vlorës, por sërish nuk bëri asnjë ditë burg pasi u konvertua me kusht.

Teksa opozita bojkotonte zgjedhjet e vitit 2019, Alfred Beleri bëri llogaritet e tij për të garuar në vendoret e 30 qershorit të atij viti për Bashkinë e Himarës. Por planet nuk i dolën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e skualifikoi si kandidat për shkak të ndalesave që i rridhnin nga ligji i dekriminalizimit. Por kjo nuk e zbehu ambicien e tij për të garuar në një proces elektoral ku katër vite më vonë, ai ishte emri që do të sfidonte socialistët për bashkinë e Himarës pasi edhe vitet e ndalesës të dekriminalizimit ishin plotësuar.

Dalja e tij si kandidat erdhi pas marrëveshjes së Vangjel Dules dhe Rithemelimin e Sali Berishës, ku bashkitë me komunitet minoritar grek, do t’i përfaqësonte PBDNJ-ja dhe Himara do të bëhej arena e konfliktit politik në zgjedhje, aq sa vetë Edi Rama i kushtoi një pjesë të gjatë të fjalimeve Alfred Belerin.

Rastësia desh që fjalët e Ramës të përkonin me aksionin e policisë për arrestimin e Belerit, dhe ky veprim i uniformave blu, ka tensionuar jo pak marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve e cila reflektohet në dy dimensione. E para është bllokada ndaj procesit integrues, ku Greqia, tashmë prej një viti ka vendosur veton pa u shqetësuar as nga kritikat e shumta që i kanë ardhur nga vendet e tjera anëtare.

Dimensioni i dytë është angazhimi i politikanëve grek, që nga ata të Athinës deri te ata në Bruksel të cilët nuk kanë nguruar të futen në qelitë e paraburgimit për të mbështetur Belerin, dhe vënë në dyshim drejtësinë shqiptare. Madje, bindja e qeverisë greke në pafajësinë e Belerit arriti deri aty sa e kandidonte për zgjedhjet parlamentare europiane.

Tashmë fati i Belerit vijon të jetë aty ku ishte përpara 12 muajve, në dyert e drejtësisë, e cila së fundmi caktoi edhe trupin gjykues të apelit që do të shqyrtojë ankimin e shkallës së parë qëe dënoi me 2 vite për korrupsion në zgjedhje. Por një gjë duket se është e sigurt, korrupsioni zgjedhor në Shqipëri e gradoi atë në krye të politikës greke.

Continue Reading

Shkrime

Beogradi dhe Prishtina mirëpresin zbutje në kufi

Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka shkruar rreth takimit të lamtumirës në Uashington në mes të dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

Serwer ka thënë se të dy janë diplomatë me përvojë që e njohin mirë rajonin dhe që kanë bashkëpunuar pa shumë fërkime. Ai kujtoi se një prej çështjeve ku ka pasur mospajtim ka qenë Ballkani i Hapur, me SHBA-në që ka pasur qëndrim përkrahës ndërkohë që BE-ja e ka konsideruar si të panevojshëm dhe dyfishim i Procesit të Berlinit.

Serwer shkruan se megjithatë Escobar dhe Lajcak nuk arritën të prodhonin normalizim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, synim ky që ishte prioritet i tyre kryesor.

Profesori amerikan u shpreh se të dy e kishin nisur keq dhe përfunduan edhe më keq.

“Ata i premtuan Beogradit se do kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar” – ka theksuar Serwer.

Profesori amerikan duke rikujtuar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtyre tri viteve potencoi se politika ndërkombëtare ka nevojë për një rivendosje. Sipas tij, është e qartë që politika perëndimore ndaj Serbisë nuk është duke funksionuar dhe se Uashingtoni e Berlini s’janë duke bërë shumë mirë në Kosovë.

“Prishtina ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, megjithë “pasojat” e kushtueshme evropiane dhe denoncimet e ashpra amerikane. Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë. Vuçiç nuk është në gjendje ta bëjë këtë” – ka shkruar profesori amerikan.

Sipas tij, suksesi në negociata kërkon ndryshim të politikës. Serwer tha se dialogu për çështje teknike në të kaluarën ka qenë më i suksesshëm, duke qenë se ishte fokusuar në çështje që prodhonin përfitime të dukshme për qytetarët e të dy shtete…………………………….

“Pavarësisht zbatimit të ndotur, rezultatet ishin thelbësore. Edhe sot, Prishtina dhe Beogradi kanë bërë më mirë me çështje praktike si targat dhe dokumentet e identitetit, sesa me normalizimin politik”, potencoi profesori amerikan duke theksuar se kjo është rruga e duhur për të ardhmen, duke qenë se normalizimi politik duket shumë larg.

“Serbia nuk do të jetë e interesuar të dorëzojë pretendimet e saj për sovranitet në Kosovë derisa lufta në Ukrainë t’i japë fund aneksimeve ruse atje. Kosova nuk do të jetë e interesuar për formimin e Asociacionit derisa të ketë besim se Serbia pranon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Por si Beogradi ashtu edhe Prishtina mund të mirëpresin zbutje përmes kufijve të tyre të ndërsjellë dhe duke mundësuar më shumë tregti të ligjshme”- ka deklaruar Daniel Serwer.

 

 

Continue Reading

Shkrime

Sebastian Zonja: Llafet e Ramës dhe projektet e Vuçiçit

Një shpjegim i shkurtër për vizitën e liderit kinez Shi Xhinping në Hungari dhe Serbi:

Një ndër projektet e mëdha që po financon Kina është Rruga e Mëndafshit. Duke ndërtuar hekurudha, porte dhe autostrada, gjiganti aziatik synon të vijë në zemër të tregut të madh evropian, Berlinit. Një nga rrugët në këtë pjesën tonë të Evropës është me anë të Danubit. Rruga ujore Danub -Moravë – Vardar – Deti Egje faktorizon Serbinë dhe Hungarinë, sepse të dy nuk kanë dalje në det.

Serbët e kanë si projekt gati. Ndërtimi i rrugës ujore të lundrueshme nga Danubi në Selanik konkuron me itinerarin Danub, Deti i Zi deri në detin Egje, teksa transporti lumor ka më shumë përparësi ndaj atij hekurudhor dhe rrugor, sepse ul kostot dhe ka avantazhe të mëdha në ngarkim dhe shkarkim, magazinim dhe mirëmbajtje të llojeve të ndryshme të mallrave si dhe sigurinë e tyre në tranzit. Po të lidhet me rrjetin evropian të kanaleve ujore dhe arterien Rin – Main – Danub, kanali Moravë – Vardar do të sjellë faktorizim të Serbisë dhe Hungarisë si dhe rritje të madhe të përfitimit ekonomik të Evropës Lindore dhe Perëndimore me fokus Greqinë, Serbinë dhe Hungarinë.

Nëse do të kishte sadopak strategji, qeveria shqiptare do të kishte përfunduar ndërtimin e Korridorit 8, autostradës dhe hekurudhës deri më Nish dhe portin e madh të Durrësit. Të gjitha këto janë konform strategjisë evropiane dhe amerikane që e cilësojnë Kinën kundërshtar tregtar. Faktorizimi i portit të Durrësit vjen si konkurencë me portin e Pireut në Greqi që kanë blerë kinezët. Me anë të autostradës dhe hekurudhës deri më Nish dhe më tej, çelësin në dorë për tregtinë ballkanike do të kishte Tirana, ndaj Serbia dhe Hungaria do detyroheshin të dilnin nga Durrësi, jo nga Greqia. Vendi ynë do të fitonte peshë të re gjeostrategjike në rajon. Kroacia, strategjikisht është pro një projekti të këtillë. BE-ja po ashtu. Amerikanët kanë dhënë sinjale pozitive. Ndërkohë, të gjitha këto mbeten në letër sepse kemi pasur kryeministër Sali Berishën dhe sot kemi Edi Ramën.

Continue Reading

Shkrime

Valvula e sigurisë për Kosovën, nga Shqiprim Pula

Dikur e drejta zakonore i njihte dhe konsideronte sjelljet e shteteve si doktrinë, siç i njeh edhe e drejta ndërkombëtare publike sot. Doktrinat, kryesisht u zhvilluan nga e drejta ndërkombëtare zakonore.
Nisur nga praktika e doktrinat shtetërore, janë krijuar parimet fundamentale si ‘Pacta Sunt Servanda’ që nënkupton se marrëveshjet duhet të respektohen si ligj për palët, dhe ‘Rebus Sic Stantibus’ që nënkupton se marrëveshjet mund të pezullohen, anulohen, përfundohen apo tërhiqen prej saj. Këtë parim, si valvulë sigurie, e njeh edhe Konventa e Vjenës mbi Marrëveshjet-Traktatet, e 1969.
Padyshim, të aplikuarit e ‘Rebus Sic Stantibus’ si valvulë sigurie, paraqet një kuptim kompleks, por thirrja në argumentim ligjor dhe pragmatik politik, me konsideratë duhet edhe për Kosovën.
Si doktrinë e hershme qysh nga e drejta zakonore, shteteve për një marrëveshje apo traktat, u njihet e drejta që për shkak të ndryshimeve e rrethanave politike rrënjësisht të ndryshme nga ato të momentit të lidhjes së marrëveshjes, shteti ka të drejtë t’a pezulloj, anuloj, përfundoj apo të tërhiqet prej saj. Pra, u mundëson shteteve si palë nëshkruese, një përjashtim të drejtë për t’i ndihmuar në rirregullim të detyrimeve ligjore për shkak të ngjarjeve të shpeshta apo të rënda, që e bëjnë vazhdimin e respektimit të marrëveshjes edhe të padrejtë juridikisht e politikisht.
Doktrina ‘Rebus Sic Stantibus’ si valvulë sigurie, është e pranuar si shmangie apo si mosrespektim, nga parimi i përgjithshëm ‘Pacta Sunt Servanda’; mbase të kuptuarit e marrëdhënies ndërmjet këtyre dy doktrinave është gurthemeli i zgjidhjes së marrëveshjeve apo traktateve në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përcaktuar se shtetet kanë arritur dakordësi për marrëveshje të tyre për të promovuar stabilitet dhe besueshmëri me detyrime ligjore, e në veçanti, kur palët janë shtete fqinje sikurse në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Doktrina ‘Rebus Sic Stantibus’ i mundëson Kuvendit Republikan që për shkak të ngjarjeve të rënda e të përsëritura politike, e edhe të agresionit ushtarak nga ana e Serbisë, t’a ndryshoj rrënjësisht thelbin e marrëveshjes (ve) duke vendos interesa të pabarabartë dhe të dëmshme, si zhvillime shkatëruese të rregullimit shtetëror dhe unitar të Republikës së Kosovës. Andaj, thirrja në pretendimin ligjor e politik të jetësimit të kësaj valvulë sigurie, është për domosdoshmërinë e frymës së drejtësisë.
Në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare mund t’i referohemi përcaktimeve të së drejtës zakonore dhe ndërkombëtare publike mbi detyrimet e zbatimit dhe të drejtën mbi pezullimin, anulimin, përfundimin apo tërheqjen nga marrëveshja me argumentimin se nuk jemi të detyruar t’a zbatojmë marrëveshjen (19 Prill, 2013) duke e shfuqizuar pjesërisht apo në tërrësinë e saj; dhe dakordimin e shprehur publik për marrëveshje (27 Shkurt, 2023) sepse, mungojnë pritshmëritë fillestare dhe se rrënjësisht janë transformuar rrethanat politike e të sigurisë, për t’i vënë theksin fushatës kundër njohjeve dhe anëtarësimeve të Kosovës në organizma ndërkombëtar; tek rëmbimi i dy zyrtarëve policor në Komunën e Podujevës nga xhandarmëria e Serbisë, e mëpas rëmbimi i tre zyrtarëve policor kufitar patrollues në Komunën e Leposaviçit; e duke kulmuar me agresion ushtarak Serb më 24 Shtator, 2023 kundër rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës; të krijuara nga pala Serbe si rrethana të paparashikuara nga pala e Kosovës, rrethana këto, thelbësisht të ndryshme nga koha kur është lidhur marrëveshja. Prandaj, mbi këto premisa, deklarimi i mëtejmë për zbatim të marrëveshjes (ve) është bërë i rënduar, i vështirë edhe i rrezikshëm, me naracionin “normalizim marrëdhëniesh”.
Doktrina ‘Rebus Sic Stantibus’ ka një hershmëri prej shekujsh tek traditat ligjore, që ka përcaktuar histori në marrëdhëniet ndërkombëtare e deri tek vendime arbitrazhi që e kanë njohur e zbatuar këtë doktrinë si ligj zakonor. Madje sot, kjo doktrinë është pjesë e shumë jurisdiksioneve të shteteve ndërlidhur me të drejtën ndërkombëtare publike, civile e kontraktuale. Kështu që, duke i konsideruar si të përmbushura kriteret e ‘Rebus Sic Stantibus’, mund t’a rishikojmë marrëveshjen apo t’a shfuqizojmë si detyrim të një anëshëm, që i kërkohet shtetit të Kosovës.
Të panumërta kanë qenë rastet që janë studiuar në marrëdhëniet ndërkombëtare që është shfrytëzuar kjo doktrinë e së drejtë ndërkombëtare, disa si në vijim; shtete të Amerikës Latine janë tërhequr nga disa marrëveshje përgjatë viteve 1930 si rezultat e Depresionit të Madh në ShBA;, tërheqja nga disa marrëveshje nga ana e Norvegjisë dhe Suedisë si rezultat i transformimeve politike nga Lufta e Parë Botërore;, shfuqizimi dhe tërheqja e Gjermanisë nga detyrime të Traktati i Versajës pas Luftës së Parë Botërore;, marrëveshja e Londrës e 1915 për pavarësinë e Armenisë u pezullua dhe shfuqizua me marrëveshjen e Lozanës;, apo marrëveshja Clayton – Bulwer e 1919 ndërmjet ShBA dhe Mbretëri e Bashkuar u shfuqizua duke u thirrur në ‘Rebus Sic Stantibus’.
Republika e Kosovës u ftua të filloj një proces dialogu që në Mars 2011 dhe më 19 Prill, 2013 në Bruksel u nënshkrua dokumenti prej pesëmbëdhjetë (15) pikash, gjashtë (6) prej tyre, për Bashkësinë e Komunave Serbe (“zajednicën”) e cila në tregun politik vendor, u shit si ‘marrëveshje ndërkombëtare’ mbi arsyen se Prishtina politike, përkatësisht qeveria atëherë, kishte nxjerr vendim (Ref; Nr.1/126) e në po të njëjtën ditë është votuar një rezolutë (Ref; Nr.04-R-10) me shumicë votash në Kuvendin Republikan si mbështetje të kësaj ‘marrëveshje’ dhe më pas më 27 Qershor, 2013 Kuvendi Republikan miraton Ligj (Ref; Nr. 04/L-199) mbi Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi; që do të krijonin obligime shtetërore për Kosovën, veprime këto të njëanëshme, pra, vetëm nga pala jonë, duke i shkelur kështu postulatet fundamentale mbi marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me tekst identik dhe veprime procedurale analoge ndërmjet shteteve si palë nënshkruese; e poashtu, njëra palë nuk mundet njëanshëm të mungoj apo shtoj ndonjë klausolë. Prandaj dhe, Prishtina politike përkatësisht Kuvendi Republikan t’a zbatoj ‘Rebus Sic Stantibus’ si praktikë ligjore, për t’i shpëtuar detyrimeve të ligjit në fuqi.
Dialogimi me naracionin “normalizim marrëdhëniesh” është bërë edhe më i rënduar, edhe më i vështirë edhe më i rrezikshëm, sepse pa një Serbi të normalizuar NUK ka normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e pa Serbi të normalizuar NUK ka as paqe e siguri të rajonit.
Çfarë i duhet këtij procesi për një paqe të përhershme dhe fqinjësi, përmes emisarëve të rrinjë për këtë proces është të transformohet konteksti i dialogut që do të shpiente në një marrëveshje paqeje sikurse ai ndërmjet Sllovenisë e Jugosllavisë (Serbisë) i arritur në Korrik 1991 në Brijone, apo ai ndërmjet Kroacisë dhe Jugosllavisë (Serbisë) i arritur në Gusht 1996 që do të garantonte njohjen e ndërsjelltë (të paktën përfaqësim diplomatik në nivel ambasadash), kthimin e të pagjeturve, dëmet e luftës dhe dëmshpërblimin e viktimave të luftës, për të arritur normalizimin e marrëdhënieve si dy shtete fqinje.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING