Politike
Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Meta: Legalizim i trafikut të drogës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Ai tha në një deklaratë për mediat se legalizimi i kanabisit është vetë legalizimi i narkoshtetit dhe i hap rrugë narkotrafikut.
Meta theksoi se legalizimi i kanabisit ka pasoja shkatërimtare. Këshilli i Ministrave miratoi ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.