Connect with us

Aktualitet

Lëkundja më e fortë në 40 vitet e fundit/ Tërmeti me magnitudë 4.6 ‘shkund’ Napolin

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka goditur Napolin sot.

Ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht aktive nga ana sizmike. Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar ose dëme materiale.

Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre dhe dolën në rrugë. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake.

Advertisement