Connect with us

Aktualitet

Libri si aksesor plazhi

Nga Lutfi Dervishi

Njerëzimi, e shpiku librin për të kaluar dijen nga një brez në tjetrin. Por askush nuk e parashikoi që një ditë, libri do përdorej për të kënaqur ndjekësit me një story në Instagram.

Kur libri bie në duart e një influencereje që e quan “aksesor si syzet”, kemi zbritur zyrtarisht nga Olimpi i Dijes në Olimpin e Dukjes

Dinozauret u zhduken se nuk ditën të përshtaten. Dhe libri që t’i mbijetojë stuhisë se influencerve duhet të ndryshojë.

Që të ketë sukses dhe të bëhet viral, libri nuk duhet të ketë më shumë se 30 faqe. Të gjitha të bardha.

Lexuesja moderne merr librin, bën selfi, shfleton faqet i sheh, nuk kupton gjë, dhe ndalet: “Çfarë ka dashur të thotë autori këtu?

Një reflektim ekzistencial që s’mund ta japë as Kafka.

Por nëse nuk arrin të kuptoje se çfarë ka dashur të thotë autori në fund të çdo faqe djathtas do ketë një buton.

Nëse lodhesh duke mos lexuar, shtyp butonin dhe dëgjon “noise”, (zhurmë jo Noizin) dhe kthehesh te vetja. Nëse kjo nuk funksionon shtyp butonin poshtë në të majtë të faqes dhe ai të çon ne një video në tiktok ku autori shpjegon vetë çfarë ka dashur të thotë me faqen e bardhë.

Dihet që librat kanë  edhe fjalë të ngatërruara si  “lexim”, “punë”,”art”, “filozofi”, “a” (germa e parë e alfabetit). Nëse hasni fjalë  të tilla,  …në krye të çdo faqe do ketë një QR cod që të çon direkt te një instagram ku dikush me pamje profesori Oxfordi shpjegon kuptimin e fjalëve raskapitese.

Me të drejtë influencer  ynë do të thotë: çfarë fitoi unë duke lexuar një libër me faqe të bardha?

Këtu hyn motivimi.

Për të përmirësuar renditjen në PISA ka menduar qeveria. Me çdo faqe që lexon (ose bën sikur lexon), merr 100 lek nga Ministria e Arsimit në kuadër të projektit: “Shqipëria lexon”

Kur mbërrin në faqen e fundit është një buton ngjyrë gri, – shtyp atë dhe del edhe fatura fiskale e keshtu je në  rregull edhe me aksionin e fundit të qeverisë

Advertisement