Connect with us

Shkrime

Loja e bixhozit të Vuçiçit nuk e ndihmon Serbinë

Gazetarja e medias serbe Danas, Lidija Valtner ka shkruar mbi dezinformatat e tabloidëve që kontrollohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe lajmet e tyre me pompozitet kundër Kosovës në KiE. Megjithatë ajo tha se loja e bixhozit të Vuçiçit nuk e ndihmon Serbinë në “mbrojtjen e Kosovës”

Sipas gazetares së Danasit, Kosova bëri një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës pothuajse në përvjetorin e pranimit të Serbisë në atë organizatë ndërkombëtare në prill të vitit 2003.

Pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, anëtarët e qeverisë nga SNS, me ndihmën e tabloidëve, pompuan urrejtjen dhe zemërimin e tyre të akumuluar ndaj Evropës dhe evropianëve që guxuan të mbështesin Prishtinën dhe atë që ata e cilësojnë si “regjimi i Albin Kurtit, i cili po kryen spastrimin etnik të serbëve dhe që “dëshiron ta kthejë popullin serb të Kosovës në skllevër”.

“Një ditë turpi. Gozhdë në arkivolin e së drejtës ndërkombëtare. Skandal. Tapet i kuq për shtetin fallco të Kurtit”- janë vetëm disa nga titujt e lajmeve mbi votimin në Strasburg, ku nga 171 të pranishëm, 131 deputetë votuan “pro“, 29 “kundër” dhe 11 prej tyre abstenuan. Dhe votimi nuk u bazua në përkatësinë e një vendi anëtar të Këshillit të Evropës, përfshirë ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por sipas përkatësisë partiake në familjet e mëdha politike evropiane.

“Turma e delegacionit serb ishte aq e madhe sa Biljana Pantiç Prlja mori qortim dhe ndaj saj u referua Kodi i Sjelljes për arsye të gjuhës së përdorur ndaj raportueses greke Bakoyannis. Ky ishte imazhi që Serbia i ka dërguar botës prej vitesh, me fjalor të pompuar me ndjenja negative dhe zemerim për gjithçka, nga politika e deri tek gjërat më të përditshme” – ka shkruar Valtneri.

Tani Vuçiçi, sipas saj , po lë të kuptohet për një “fitore të re të madhe për Serbinë” me shpresën për të shtyrë ndoshta votimin për pranimin e Kosovës më 16 maj në Komitetin e Ministrave, e gjitha kjo falë Francës, e cila mund të insistojë në përmbushjen e obligimit të Prishtinës zyrtare për aaociacionit të komunave serbe.

Nëse ndodh diçka e tillë, kjo do shitet si lajm i madh se Vuçiç bëri një “marrëveshje të mirë” me presidentin frqncez Emmanel Macron disa javë më parë në Paris.

Edhe pse argumenti i Serbisë për Asociacionin është i bazuar, në rrethanat e “prishjes së së drejtës ndërkombëtare me të cilën fuqitë e mëdha bëjnë ç’të duan” dhe që Vuçiç vazhdimisht tërheq vëmendjen, ai e di shumë mirë se përderisa ka pranuar marrëveshjen e Bruksel në shkurt të vitit të kaluar, pas së cilës qëndron e gjithë BE-ja dhe SHBA-ja, loja e tij mund të konsiderohet një bllof……………………………

Loja e bixhozit të Vuçiçit, reagimi në vend të veprimit, serbizmi, plani me Dodikun për kuvendin e madh të 5 dhe 6 majit për Serbinë e Madhe dhe shfryrja e inatit për rezolutën për Srebrenicën e Serbisë, nuk e ndihmon, por gjithsesi ia forcon pushtetin.

Këshilli i Evropës i tha Vuçiçit, në një seri raportesh të Brukselit, të ndalojë së minuari themelet e demokracisë, të vendosë shtetin e së drejtës, të merret me korrupsionin në parti, të çlirojë mediat… ndoshta do ta forconte pozitën e Serbisë në “luftën për Kosovën” më shumë se të gjitha marrëveshjet e tij në prapaskenë.

Në fund të fundit, a mendoni vërtet se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë i keq për serbët në Kosovë? – ka pyetur gazetarja serbe e Danas.

 

Advertisement