Kosova

Lojërat me kufi, vendoset shkëmbim tokash me Serbinë

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka paralamëruar pasoja të mëdha nga projekti që bëri bujë së fundmi: Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump planifikon investime në Shqipëri dhe Serbi.

Gazetari Michael Martens shkruan në artikullin me titull “Çfarë po planifikon dhëndri i Trump në Ballkan” se “nëse vjehrri i tij Donald Trump bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mësha.

“Një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd.

Të premten, Kushner konfirmoi planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin. Kjo nga ana tjetër çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë”- shkruan FAZ.

“New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një objekti me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut.

“Jemi shumë të emocionuar. Ne nuk i kemi bërë ende këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë për to dhe jemi shumë afër”- citohet nga gazeta të ketë thënë Kushner.

FAZ raporton gjithashtu se ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjithë këtë. Gazeta gjermane shkruan se projekti mund të rezultojë shumë i dobishëm politikisht për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

FAZ ka përmendur një “marrëveshje të planifikuar” midis Ramës, Vuçiçit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosoves dhe Serbise, që sipas gazetës, ishte në prag të ralizimit.

Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim tokash’, Martens shkruan se veriu i Kosovës do t’i kishte kaluar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë.

FAZ shkruan se marrëdhëniet e mira me Trumpin, mund t’i hapin rrugë Ramës dhe Vuçiçit për ta ringjallur këtë plan.

TRENDING

Exit mobile version