Connect with us

Bota

Lufta ndaj Covid-19, Suedia shpërson masat, Gjermania akoma diskuton masa të reja

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Suedia paraqiti kufizime më të ashpra.

“Situata do të përkeqësohet. Është një sinjal i qartë dhe i mprehtë për çdo person në vendin tonë se çfarë do të zbatohet në të ardhmen. Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa, anulojini!”, tha kryeministri suedez, Stefan Lofven, duke njoftuar reduktimin e pjesëmarrjes në tubimet publike nga 50 persona në tetë.

Ndalimi i ri vlen për tubimet publike të tilla, si koncertet, leksionet dhe shfaqje teatrore, por jo për tubime private, ndërkohë që para një jave vendi ndaloi shërbimin e alkoolit pas orës 22:00 .

Vendi nordik tërhoqi vëmendje ndërkombëtare për përgjigjen e tij ndaj pandemisë, me shmangien e bllokadave dhe mos përdorimin e maskave, por u shkaktuan më shumë se 6 mijë  viktima deri tani, një nivel vdekjeje për banor më i lartë se ato të vendeve të tjera fqinje.

Ndërkohë në Gjermani akoma vazhdon të diskutohet nëse është e nevojshme marrja e masave të reja. Në videokonferencën e mbajtur dje mes kancelares Gjermane dhe krerëve të landeve nuk u arrit në një dakordësi për ashpërsimin e tyre.

Mbyllja e pjesshme në Gjermani ia ka dalë të thyejë rritjen eksponenciale të infeksioneve të reja, megjithatë shifrat duhet të vazhdojnë të bien, kjo ka qenë deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel të hënën.

“Kufizimet aktuale nuk e kanë përmbysur ende trendin por kemi thyer dinamikën e infeksioneve të reja. Kufizimi i kontakteve është formula e suksesit ndaj duhet ta bëjmë më shumë këtë gjë”, tha Merkel.

Qeveria federale tha se ka vendosur të shtyjë vendimin për të marrë masa më të ashpra në shkolla, duke përfshirë reduktimin e nxënësve të pranishëm dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Gjermania vendosi më herët gjatë muajit një “lockdoën” të lehtë për të përballuar valën e dytë që ka përfshirë Europën. Baret dhe restorantet janë mbyllur, por shkollat dhe dyqanet vazhdojnë të jenë të hapura.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *