Kosova
Lufta në prag, e thotë edhe analistja amerikane
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, nga aktorë ndërkombëtarë, si Alicia Kearns apo dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, I cili në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë dhe se “po na afrohet një dështim tragjik”.
Ndërkaq analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.
“Kam paralajmëruar për këtë për një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan”
Reagime për deklaraten e presidentit ukrainas ka patur edhe në Serbi.
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçic do bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.