Bota
Lufta në Ukrainë, Presidenti i Brazilit: Duam paqen
Presidenti i Brazilit ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë dhe nëse shteti i tij do dërgojë municione e pajisje luftarake në mbështetje të Ukrainës.
“Brazili nuk ka interes të transferojë municione për luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Brazili është një vend i paqes. Tani për tani ne duhet të gjejmë mënyra si të vendosim paqen, një fjalë që deri më tani është përdorur shumë pak. Kina ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë ‘ndeshje’. “Nëse shkoj në Kinë në mars, dua të flas për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës me Presidentin Xi Jinping,” kështu ka shkruar presidenti Luiz Inacio Lula da Silva në profilin e tij në Twitter, në përgjigje të polemikave që u ngritën pas vendimit të tij për të mos dhënë dritën jeshile për dërgimin e municioneve për tanket Leopard edhe pas pritjes së kancelarit gjerman Olaf Scholz.