Bota

Macron merr një ‘dhuratë’ të tmerrshme…

Një pako që përmban një gisht të prerë njeriu ka mbërritur me postë në Elysees, drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron.Duke cituar një burim francez të sigurisë, revista tha se paketa me gishtin e prerë mbërriti në shërbimin postar të Pallatit Elysee midis 9 dhe 10 korrikut, ndoshta përpara festës kombëtare të Ditës së Bastiljes të premten më 14 korrik, për të cilën qeveria Macron ka mobilizuar 130,000 anëtarë  të forcave të rendit nga frika e incidenteve të mëtejshme.

Në pako nuk kishte asnjë letër apo ndonjë gjë tjetër dhe ajo është dërguar në polici, ndërsa sipas Valeurs Actuelles personi që ka dërguar gishtin e prerë është identifikuar.Zyra e Macron refuzoi të komentojë mbi rastin.Presidenti francez kohët e fundit ka qenë në qendër të protestuesve për reformën e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç, si dhe vrasjen e 17-vjeçarit Nael nga një oficer policie, gjë që shkaktoi trazira të dhunshme pothuajse në të gjithë vendin.

TRENDING

Exit mobile version