Rajon
MADONNA në krah të protestave në Serbi/ Vuçiç shkruan epitafin e varrit

…Ndërsa për shumë analistë, regjimi i Aleksander Vucic ne Serbi është i vështirë për t’u kategorizuar, Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, thotë se Vuçiç “e ktheu Serbinë në atë që ishte Rusia në fillim të viteve 1990 – një shtet kriminal, i korruptuar dhe pa sundim të ligjit”.
I ulur hera heres ne prehrin rus, pastaj kinez dhe ate europian, sipas Stradner, kjo “paqartësi strategjike”, pervec shkakut madhor, shkaktoi pakënaqësi të brendshme.
“Njerëzit janë të ngopur me gjithçka” – thotë Engjelushe Morina, anëtare e lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Sipas saj, “Studentët janë të lodhur nga retorika ku Vuçiq thotë një gjë për audiencën vendase dhe një tjetër për atë ndërkombëtare”.
Zemërimi kundër autoriteteve ka qënë në vlim prej vitesh. Në maj të vitit 2023, qytetarët protestuan kundër “kulturës së dhunës”. Më vonë, po atë vit, pas zgjedhjeve të diskutueshme, opozita permes protestave qe zgjaten me jave te tera, kërkoi riberjen e tyre dhe akuzoi Vucicin per blerjen e votave
‘Këtë herë është ndryshe’, thonë protestuesit dhe analistët. Pakënaqësia e akumuluar ndaj autoriteteve gjeti shprehjen e saj në tragjedinë në stacionin e Novi Sadit. Stacioni u hap me shpejtësi në vitin 2022 – me Vuçiqin dhe Orbanin të pranishëm – përpara zgjedhjeve të atij viti, përpara se të mbyllej sërish për punë shtesë të kryera nga një kompani kineze me nënkontraktorë.
Analistët thonë se Vuçiç është i zoti në shtypjen e protestave, qoftë duke bërë lëshime, duke sakrifikuar aleatë, duke ngatërruar opozitën apo duke u tallur me lëvizjen. Ai i quan rregullisht protestuesit “agjentë të huaj” që po përpiqen të bëjnë një “revolucion me ngjyra”, si në ish-shtetet sovjetike.
Sot nuk është e qartë se si Vuçiq mund të rimarrë kontrollin. Një regjim që shtyp me dhunë protestat do të nënkuptonte “të shkruajë epitafin e tij”, por reformat e gjera demokratike nuk duken gjithashtu të mundshme.
“Është koha që Serbia të ndalojë kultivimin e kultit të personalitetit” – ka potencuar Ivana Stradner, duke risjellë në vëmendje reagimin e yllit boteror, këngëtares dhe aktores amerikane Madonna e cila ka ndarë në profilin e saj në Instagram një postim për protestat e studentëve në Serbi.
“Ajo që mediat nuk po ju thonë është se një nga protestat më të mëdha studentore që nga viti 1968 po zhvillohet aktualisht në Serbi” – ka shkruar Madonna duke e shoqeruar postimin e saj me pamje me dron
“Ne duhet ta bëjmë këtë situatë virale dhe të mbështesim studentët e popullin e Serbisë. Le te qëndrojmë me Serbinë” – thuhet më tej në postimin e shpërndarë nga Madonna.

