Connect with us

Bota

Mafia para shteteve – Nis shitja e vaksinave në tregun e zi, ja sa kushton një dozë

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza të vaksinës shumë të lavdëruar të coronavirusit të Pfizer/BioNTech.

Sipas mediave të huaja, në këtë vend rreth 800,000 doza pritet të mbërrijnë brenda ditëve të ardhshme; 10 milionë të tjera do të bëhen të disponueshme menjëherë pas kësaj; dhe të paktën 50 spitale në të gjithë vendin po përgatiten për fillimin e procesit të vaksinimit.

Por kur të gjitha këto pritet të ndodhin në mënyrë zyrtare dhe përmes institucioneve shëndetësore, “në aksion” janë vënë edhe shitësit në “tregun e zi”

Së paku sipas asaj që shkruan Vice.com, këta shitës pretendojnë të jenë në gjendje që vaksinat e tyre – në vlerë prej 1300 dollarë – t’i dorëzojnë në çdo vend dhe këmbëngulin se ata tashmë kishin shitur diçka të tillë te disa klientë të profilit të lartë.

Gjithsesi, ky nuk është zbulimi i parë i ekspertëve të sigurisë kibernetike të mashtrimit në internet, rreth COVID-19.

Në fillim të vitit, shitës të ndryshëm vendosën në shitje gjëra të tilla si gjak të pacientëve të shëruar nga COVID-19, pajisje shtëpiake për testimin e COVID-19 dhe shpikje të tjera të imunitetit. Siç duket, mafia vepron para shteteve.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *