Kronike
Makina përplaset me motoçikletën, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital (DETAJET)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/AKSIDENT-10.jpg)
Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, ku automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N.
Njoftimi i Policisë:
“Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në lagjen nr. 16, Korçë, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)