Rajon
“Mami kishte një shok…”/ Babai i masakroi me thikë të ëmën, vajza e përlotur: Na lanë rrugëve

Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën. Vajza e çiftit, Anastasia, ka folur për median greke MEGA, e cila me lot në sy i bën fajtorë të dy prindërit, duke thënë se nuk menduan për ta dhe i lanë rrugëve. Madje, vajza pohon se nënë e saj, Marjola, kishte pasur një lidhje tjetër intime, për të cilin babi i saj bëhej xheloz.
“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një lidhje tjetër intime, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej, kishin qenë bashkë për një kohë… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen”, tha 18-vjeçarja për mediat greke.
Anastasia rrëfen ndër të tjera se pak ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ata kishin qenë me pushime ku kishin kaluar shumë mirë. Megjithatë, vajza thotë se para se niseshin me pushime, prindërit e saj ishin grindur për një mesazh që babai (Pandeli Nakoleci) kishte kapur në telefonin e mamasë (Marjola Nakoleci). Për këtë, ajo fajëson edhe mamanë e saj (viktima) edhe babanë pasi gaboi duke vrarë gruan që donte aq shumë.
“U kisha thënë atyre ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë. Kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi papritur. Para se të shkonim me pushime ata u grindën, filloi me një mesazh, babi i pa mesazhet në telefon. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë”, përsëriti ajo.
Vajza është shprehur se babai kurrë nuk ka ushtruar dhunë në familje. Sipas saj, 40-vjeçari nuk ishte i dhushëm, ishte xheloz dhe sipas saj me të drejtë, pasi thotë se mamaja e saj kishte një lidhje.
“Babi nuk na ka goditur kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhet sepse ishte e lumtur. Duhet të kishin folur, të ndaheshin më mire. Çfarë të them? Nuk e di.”
Vajza ka treguar se është njoftuar për vrasjen nga vëllai i saj që e kishte marrë në telefon, ndërsa rrëfen se kishte komunikuar edhe më të atin gjatë kohë që ky i fundit ndodhej në arrati. Ajo rrëfen se gjatë kësaj kohe, 40-vjeçari kishte shprehur pendesë, duke i thënë se nuk kishte dashur ta bënte.
“Vëllai im më telefonoi dhe më tha ‘eja shpejt, kjo ndodhi, kjo ndodhi’. Shkova dhe pashë gjithçka. Ai më tha: “Babi vrau mamin. Unë ende i kam ato zëra në celularin tim.”, tha ajo duke treguar edhe bisedën me të atin kur ishte në arrati. “Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë”, thekson ajo se i tha babai.
Megjithatë, sipas asaj që Anastasia tregon, kjo ka qenë herë e fundit kur ka folur me të atin. Ndërsa kur u pyet nëse do ta vizitonte në burg, ajo nuk ishte e sigurtë nëse një ditë do të bëjë apo jo, teksa shprehet se qan çdo ditë teksa shikon fotot e mamasë së saj.
“Nuk e di nëse dua ta shoh. Dua shumë, por do të doja që edhe nëna ime të ishte atje. Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Jam keq, por po përpiqem të bëhem më mirë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë”, rrëfeu mes lotësh 18-vjeçarja.

